Shqiperia

Pajisje për përpunimin e kanabisit, arrestohen katër të rinj në Durrës dhe Krujë

Katër të rinj janë arrestuar në Durrës dhe në Krujë për disa vepra penale ditën e sotme. Dy prej tyre E. D. 22 vjeç dhe H. M. 21 vjeç u prangosën, pasi gjatë kontrollit fizik në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar u janë gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik dhe një thikë.

Dy të rinjtë e tjerë, A. G. 27 vjeç dhe A. D. 29 vjeç nga Kruja u arrestuan, pasi gjatë kontrollit të makinës tip “Seat” me të cilën po lëviznin u janë gjetur 40 gr kanabis, një peshore elektronike dhe një objekt metalik të përshtatur për grirjen e lëndës narkotike./tpz

OPINIONE

INTERVISTA