Nuk vendosi maskën, rrihet brutalish në sy të fëmijëve nga policia i riu në Prishtinë

Një rastë i paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Personi me iniciale B.S është rrahur dhe më pas arrestuar nga policia për shkak të mos vendosjes së maskës.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 21:30 në Sheshin “Nën Tereza” në Prishtinë.

Në një video të publikuar nga mediat duket qartë dhuna fizike që ushtrohet ndaj një qytetari nga policia e cila e ka shtrirë atë në asfalt dhe e godet.

Dhunën nuk e justifikon asnjë arsye por pavarsisht kësaj policia nuk është ndalur së torturuari qytetarin vetëm pse nuk kishte vendosur maskën, si masë e vendosur për parandalimin e përhapjes së covid19.

Ajo që e thellon edhe më shumë këtë skandal është se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të qytetarit që kanë parë dhunën ndaj babait dhe dëgjuar klithmat e tij vetëm pse nuk kishte vendosur maskë.

Edhe Policia e Kosovës e ka pranuar këtë ngjarje të rëndë duke dhënë versione të ndryshme mbi shkaqet e dhunës ndaj qytetarit dhe justifikuar terrorin e saj./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne