Libani i kërkon ndihmë OKB-së kundër shkeljeve të Izraelit në kufi

Kryeministri Mikati i kërkoi OKB-së të “ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar shkeljet e përsëritura të sovranitetit libanez mbi kufirin”
Ai, i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) që të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për të ndaluar shkeljet në kufirin midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, kryeministri Mikati u takua në Bejrut me ministrin e Jashtëm libanez Abdallah Buhabib dhe komandantin e Forcave të Përkohshme Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) Aroldo Lazaro.

Mikati diskutoi me Buhabibin dhe Lazaron zhvillimet e sigurisë në kufirin jugor të Libanit që nga fillimi i këtij muaji.

Duke deklaruar se Libani është i përmbahet Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Mikati theksoi bashkëpunimin midis UNIFIL-it dhe ushtrisë libaneze për të ruajtur stabilitetin në gjithë kufirin jugor.

Mikati i kërkoi OKB-së të “ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar shkeljet e përsëritura të sovranitetit libanez mbi kufirin”.

Shkeljet e Izraelit në kufirin libanez

Tensionet lindin herë pas here mes banorëve dhe ushtrisë izraelite në kufirin me Izraelin në Libanin jugor.

Së fundmi, fermeri libanez Ismail Nasser pengoi duke i dalë përpara buldozerit të ushtrisë izraelite të punonte pasi e shkeli kufirin më 7 qershor dhe gërmonte një llogore.

Banorët e Kefr Shubas, të cilët falën namazin e xhumasë në kufi më 9 qershor për t’u solidarizuar me Nasserin, u ekspozuan ndaj bombardimeve me gaz të ushtrisë izraelite.

/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne