Liderët e BE-së do të diskutojnë për “zgjerimin dhe migracionin”

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën në një takim jozyrtar në qytetin Granada të Spanjës me axhendën e “zgjerimit dhe migracionit”, transmeton Anadolu.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së që janë mbledhur në Spanjë e cila ka presidencën e radhës në BE, do të diskutojnë axhendën strategjike, zgjerimin dhe migracionin e parregullt.

BE-ja e cila kryesisht pas luftës Rusi-Ukrainë synon të jetë edhe më e pavarur në sektorët e mbrojtjes dhe energjisë, synon që në takimet në Granada të përcaktojë udhërrëfyesin e strategjive të saj të ardhshme. Në takimet e sotme do të diskutohen çështjet se cilat vende do të përfshijë procesi i zgjerimit të BE-së, kur dhe si do të ndodhë dhe se si do të përballohen financimet e tij.

Presidentit i Këshillit Evropian, Charles Michel në një deklaratë në hyrje të samitit, tha se duke marrë në konsideratë elementin e zgjerimit do të diskutohet se “çfarë dëshiron Unioni për të ardhmen, cilat janë prioritetet e tij dhe se si do të merren vendime të përbashkëta”.

Në pyetjen nëse është gati apo jo BE-ja për zgjerimin, Michel tha se “Përderisa kemi filluar këtë diskutim, e dimë se duhet të përgatitemi. Tre pyetjet që përmenda pak më parë, për mendimin tim janë korniza e këtij diskutimi politik demokratik”.

Sipas tij, takimi i sotëm i liderëve do të jetë “pika e fillimit” lidhur me të ardhmen e Unionit. Michel njoftoi se kjo duhet të çohet përpara në afat të mesën gjatë periudhës së presidencës së Belgjikës në BE në 6 muajt e parë të vitit 2024.

Problemi i migracionit të parregullt

Gjithashtu edhe çështja e migracionit të parregullt i cili është vendosur në axhendë me iniciativë të kryeministres italiane Giorgia Meloni do të jetë një pikë tjetër e axhendës së liderëve të BE-së.

Edhe pse gjatë javës u njoftua se është arritur përparim në Marrëveshjen e Migracionit dhe Azilit, të cilin BE-ja e diskuton prej shumë vitesh, bëhet e ditur se vazhdojë problemet për kundërshtimet e Hungarisë dhe Polonisë dhe në lidhje me shpërndarjen e emigrantëve të parregullt, kryesisht të atyre që vijnë në vendet e Evropës Jugore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne