Emrat/ Bllokuan foltoren e Kuvendit, përjashtohen 8 deputetë të opozitës

Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë ndaj 8 deputetëve të opozitës të cilët bllokuan një ditë më parë foltoren e Kuvendit.

Më konkretisht janë përjashtuar deputetët, Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës.

Vendimi vjen pas kërkesës së një grupi deputetësh të mazhorancës./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne