Lideri i opozitës izraelite akuzon Netanyahun për “braktisjen” e veriut të Izraelit

Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar në Izrael, Benny Gantz deklaroi se kryeministri Benjamin Netanyahu nuk është gati për kthimin e izraelitëve të evakuuar nga vendbanimet në veri të Izraelit dhe akuzoi “kryeministrin se ka braktisur veriun e vendit”.

Gantz në llogarinë e tij në rrjetet sociale X kritikoi politikën e Netanyahut në lidhje me konfliktin me Hezbollahun.

Ai tha se Netanyahu nuk u takua me autoritetet në veri të Izraelit, ku vazhdojnë përleshjet me Hezbollahun. “Kryeministri nuk është gati të realizojë kthimin e sigurt të atyre që u evakuuan nga atje”, tha Gantz. Lideri i opozitës izraelite tha se Netanyahu po largohet nga veriu i Izraelit. “Nuk mund të shpallni luftë kundër Hezbollahut në këtë mënyrë”, potencoi Gantz./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne