Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit sot në mesditë në një mesazh televiziv deklaroi: “Çfarëdo lloj hyrje ushtarake e Amerikës me padyshim do të shoqërohet me dëme të pariparueshme për palën amerikane”
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit sot në mesditë në një mesazh televiziv duke vlerësuar lartë sjelljen e qëndrueshme, trimërore dhe të reagimit me kohë të kombit të Iranit në zhvillimet e fundit që lidhen me agresionin të marrë dhe djallëzor të armikut sionist, e konsideroi atë shenjë të rritjes së kombit iranian dhe qëndrueshmërisë racionale dhe morale, ndërsa theksoi: “Kombi i Iranit në përballje me luftën imponuese qëndron i palëkundur ashtu sikur që qëndron fuqishëm edhe përball paqes imponuese dhe ky popull nuk dorëzohet përball imponimit të askujt”. Ajetullah Khamenei duke vënë në dukje deklaratat kërcënuese dhe të ulëta të presidentit të Amerikës, deklaroi: “Njerëzit të cilët e njohin në mënyrë racionale Iranin, popullin dhe historinë e Iranit, kurrë nuk flasin me gjuhë kërcënuese me këtë komb, sepse kombi i Iranit nuk dorëzohet dhe amerikanët duhet ta dinë se çfarëdo lloj hyrje ushtarake e Amerikës me padyshim se do të shoqërohet me dëme të pariparueshme për ta”. Lideri i Revolucionit Islamik të Iranit në fillim të fjalës së tij duke vlerësuar lëvizjen madhështore të popullit të Iranit në marshin e ditës së Ghadir-it si dhe në organizimin e tubimeve protestuese gjatë ditëve të fundit dhe sidomos pas namazit të ditës së premte, vuri në dukje veprimin e bukur dhe plotë domethënës të realizueses televizive përballe agresionit të armikut gjatë transmetimit dhe deklaroi: “Thirrja e Zotit të Madhëruar ka tregimi i fuqisë së kombit të Iranit për të gjithë botën, ishte një ngjarje historike me vlerë shumë të lartë”.Ajetullah Khamenei duke folur për rrethanat kohore në të cilat ndodhi agresioni i marrë dhe djallëzor i regjimit sionist, tha: “Kjo ngjarje ka ndodhur në një kohë kur funksionarët tanë shtetëror ishin duke zhvilluar negociata indirekte me Amerikën dhe nuk ka ekzistuar kurrfarë lëvizje e ashpër dhe ushtarake nga ana e Iranit”.Ai theksoi: “Sigurisht që nga fillimi supozohej që Amerika mund të kishte dorë në këtë veprim djallëzor të regjimit sionist, gjë që me deklaratat e fundit të zyrtarëve amerikanë ky supozim po forcohet për çdo ditë e më tepër”.Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar në faktin se populli i Iranit qëndron fuqishëm përball luftës imponuese dhe përball paqes imponuese dhe përball çfarëdo lloj imponimi tjetër, tha: “Unë prej nga mendimtarët, intelektualët dhe publicistët e lidhur me opinionin publik botëror që t’i shpjegojnë publikut këto koncepte dhe domethënien e këtyre koncepteve dhe të mos lejojnë që armiku me propagandën e tij mashtruese të ndryshojë dhe përmbysë të vërtetën”.Ajetullah Khamenei duke theksuar në këtë se armiku sionist ka bërë një gabim të madh dhe ka kryer krime të tmerrshme, edhe njëherë kujtoi: “Armiku sionist duhet të ndëshkohet dhe është duke u ndëshkuar dhe ndëshkimi të cilin po i jep populli i Iranit dhe Forcat e Armatosur këtij armiku djallëzor dhe kanë program edhe për të ardhmen, është një ndëshkim i ashpër dhe e ka dobësuar atë në mënyrë të konsiderueshme”.Ajetullah Khamenei theksoi: “Sapo të hyjnë në skenën e zhvillimeve miqtë e tyre amerikanë, kjo është shenjë e dobësisë dhe paaftësisë së regjimit sionist”.Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu duke vënë në dukje deklaratat kërcënuese dhe të ulëta të presidentit të Amerikës, shtoi: “Presidenti i Amerikës në deklarata të papranueshme, në mënyrë të qartë kërkon nga populli i Iranit që të dorëzohet, mirëpo u themi atyre që në radhë të parë kërcënoni ata të cilët frikësohen nga kërcënimi, kjo është në kohën kur kombi i Iranit beson në këtë ajet të Kur’anit të shenjtë: “Dhe mos u ndjeni të dobët dhe mos u pikëlloni, sepse do të jeni në një pozitë më të lartë nëse jeni besimtarë!” Prandaj, kërcënimi kurrë nuk ndikon në sjelljen dhe në të menduarin e popullit të Iranit”. Ajetullah Khamenei tha: “Së dyti, kjo fjalë që t’i thuhet popullit të Iranit “ejani dhe dorëzohuni”, nuk është fjalë e logjikshme dhe as racionale. Njerëzit e mençur të cilën e njohin popullin e Iranit dhe historinë e tij, kurrë nuk e thonë një fjalë të tillë me gjuhën e tyre, sepse populli i Iranit nuk dorëzohet dhe askush nuk do të dorëzohet përball agresionit”.Ajetullah Khamenei theksoi: “Amerikanët dhe ata të cilët janë të njohur me politikat e këtij rajoni, e dinë shumë mirë që hyrja e Amerikës në këtë çështje, qind për qind do të jetë në dëmin e Amerikës dhe do të marrë goditje. Një goditje që dëmi i të cilës do të jetë shumë herë më i madh se dëmi që do t’i shkaktohet Iranit”.Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit shtoi: “Hyrja ushtarake e Amerikës në këtë skenë me padyshim se do të shkaktojë dëme të pariparueshme për ata”. Ajetullah Khamenei duke i rekomanduar përsëri qytetarëve iranianë që të kenë parasysh ajetin kur’anore të lartëpërmendur, tha: “Vazhdojeni jetën normale në mënyrë të palëkundur, sidomos organet të cilat kanë përsipër ofrimin e shërbimeve të ndryshme dhe kanë të bëjnë me çështjet e përditshme të qytetarëve dhe institucionet që kanë përsipër informimin e qytetarëve, le të vazhdojnë fuqishëm punën dhe veprimtarinë e përditshme dhe le të mbështeten te Zoti i Plotfuqishëm, sepse Ai vetë ka thënë “Fitorja është nga ana e Zotit të madhëruar dhe të urtë”./parstoday