Lirimi i Hamid Nourit dhe ‘ngordhja’ e Maryam Rajavit shkakton trazira ne kampin muxhahedin te Manzes

Lajmi i lirimit te policit iranian Hamid Nouriu nga burgjet suedeze ka shkaktuar terbim ne kampin e muxhahedineve ne Manze. Ndryshe nga propaganda e deri tanishme e MEK-ut se perendimi ishte ne anen e muxhaheneve, lirimi i Hamidit i ka demoralizuar shume muxhahedine.

Ne javet e fundme ne mediat sociale eshte perhapur nje lajm – i pakonfirmuar ende – se Maryam Rajavi, drejtuesja e kultit muxhahedin ndoshta ka vdekur. Gazetari iranian Alireza Niknam, ne nje postimin e tij ne facebook ka shkruar se:

“1-2-Duke marrë parasysh mundësinë e vdekjes së Maryam Rajavit, udhëheqëses së grupit terrorist MEK, muxhahedinet mund të fshehin shpalljen e vdekjes se saj sikur kane bere me pare me vdekjen e Massud Rajavit, dhe te pretendojne qe Merjemeja eshte e gjalle duke prodhuar incizime te zërit te saj me inteligjencë artificiale dhe ta transmetojnë atë në ceremoninë e tyre vjetore. .

2-2- Sipas konflikteve të raportuara nga kampet e Muxhahedin-e Khalq në Francë dhe Shqipëri, duket se duhet të presim lajmin e mirë.

1-3- Une nuk mund te spekulloj nese Maryam Rajavi ka vdekur apo eshte gjalle, por sipas lajmeve të marra nga Franca dhe Shqipëria, me sa duket, konfliktet brenda kampit të grupit terrorist të MEK janë shtuar.

2-3- Me sa duket, lufta për të zgjedhur një zëvendësuese për Maryam Rajavin, apo udhëheqjen e grupit terrorist të Mujahedin-e Khalq, ka shkaktuar shumë tension. Duke marrë parasysh konfliktet e ashpra për të zëvendësuar Maryam Rajavin në Francë dhe Shqipëri, duket se diçka ka ndodhur me liderin e këtij grupi terrorist dhe ka shumë mundësi që takimi vjetor në Gjermani të anulohet ose të mos ketë asnjë lajm për praninë fizike të Maryam Rajavit në ceremoni, pervec ndonje incizimi te ndonje videoklipi të regjistruar për audiencat.”

Postimi i gazetarit Alireza Niknam tregon qe ne kampin muxhahedin ka nisur kaosi mesa duket per pushtet, ose ndoshta nga fakti qe Irani arriti te liroje policin Hamid Nouri, per te cilin muxhahedinet shpenzuam shume kohe, para dhe propagande. Fitoret gjeopolitike te Iranit ne Lindjen e Mesme, dobesimi i Izraelit, protestat mbareboterore kunder gjenocidit izraelit dhe terheqja e vendeve arabe nga mbeshtetja e hapur ndaj Izraelit, jane momente deshperimi per muxhahedinet. Ata e kuptojne qe koha e tyre ka perfunduar dhe per kete arsye brenda kampit muxhahedin kane nisur perleshjet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne