Lojërat e reja të YPG/PKK-së për të vazhduar me marrjen e ndihmave nga ShBA-ja

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK në Siri për të vazhduar me marrjen e ndihmave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e tregon si arsyetim vazhdimin e luftës me DAESH-in.

Organizata terroriste YPG/PKK e mbështetur nga ShBA-ja ditë më parë vuri nën kontroll edhe vendbanimin e fundit të kontrolluar nga DAESH-i në lindje të lumit Eufrat.

Në këtë mënyrë u mënjanua edhe preteksti i ShBA-së për ndihma të bëra ndaj YPG/PKK-së me arsyetim se kjo organizatë po lufton kundër DAESH-it.

Mirëpo YPG/PKK-ja dje në qytetin Haseke të Sirisë organizoi një mbledhje me qëllim të vazhdimit të marrjes së ndihmave nga ShBA-ja.

Në këtë mbledhje organizata terroriste vendosi për t’i dhënë fund celulave të fshehta të DAESH-it në zonat e pushtuara nga ajo.

Në të ashtuquajturën komunikatë, të bërë pas mbledhjes në fjalë, thuhet se pas evakuimit të anëtarëve të DAESH-it nga zona Bagoz e Dejruzorit, me mbështetjen e koalicionit do të organizohen operacione ndaj celulave të fshehta të DAESH-it për ti dhënë fund pranisë shoqërore, ideore dhe ekonomike të kësaj organizate në këtë zonë.

Bëhet e ditur se kjo organizatë terroriste në këtë mënyrë bën përpjekje për të vazhduar të marrë ndihma nga ShBA-ja./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne