Kësaj here, 2.025.105 votues votuan për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Numri i qytetarëve që u regjistruan për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.
Në 38 komunat e Kosovës, numërimi i votave është thuajse drejt fundit, ndërsa krerët e partive apo kandidatët kanë zyrtarizuar triumfet e tyre.
Në komunën e Prishtinës janë numëruar më shumë se gjysma e kutive, saktësisht 171 nga 268 në total.
Deri më tani triumfues është Përparim Rama i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, me 33.97% ose 21.543 vota. Rama ndiqet nga pas nga Hajrulla Çeko i Lëvizjes Vetëvendosje me një diferencë të ndgushtë me 33.15% ose 21.019 vota.
Mesa duket Rama dhe Çeko do të përballen përsëri në balotazh.
Partia e kryeministrit Albin Kurti po shënon rezultate negative dhe në Prizren, ku kandidati Artan Abrashi është 6.519 vota disfatë nga Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në komunën e Ferizaj kanë mbetur dhe 12 kuti për tu numëruar. Kandidati Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës duket se ka fituar në raundin e parë pasi ka siguruar 56.44% të votave. I dyti është Ever Haliti i Vetëvendosjes me një diferencë prej 13.201.
Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po triumfon vetëm në komunën e Podujevës me 52.75% të votave ose 17.930 vota, në Kamenicë me Kadri Rahimaj, i cili ka grumbulluar 6.746 vota dhe në Mitrovicën e Jugut ku Fatron Peci kryeson nga kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës me 56 vota.
Ndërkohë Lista Serbe është duke dominuar komunat me shumicë serbe si Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Deri më tani 19 komuna janë parashikuar se do të shkojnë në balotazh.
Kësaj here, 2.025.105 votues votuan për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Numri i qytetarëve që u regjistruan për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.
Procesi i votimit u zhvillua në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht. Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 2,025,105, të cilët janë të shpërndarë në 38 komuna. Procesi zgjedhor zhvillohet për të zgjedhur 38 kryetarët e Komunave dhe 942 anëtarët e Kuvendeve Komunale.
/shqiptarja


















