“Lokalizuam sinjalin e telefonit të një prej anëtarëve të ekuipazhit”, Forcat e Armatosura të Iranit: Po lëvizim drejt zonës me të gjitha forcat

Forcat e Armatosura të Iranit kanë deklaruar se kanë lokalizuar sinjalin e telefonit të një prej anëtarëve të ekuipazhit të helikopterit ku udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi.

“Tani po lëvizim drejt zonës me të gjitha forcat ushtarake dhe shpresoj se mund t’i japim një lajm të mirë njerëzve”, tha Asghar Abbasgholizadeh, komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Azerbajxhanin Lindor, cituar nga Tasnim.

“Zona nuk mundëson dërgimin e më shumë forcave se sa aktualisht janë në terren”, shtoi ai./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne