Qindra oficerë policie do të jenë sot në detyrë në kryeqytetin britanik, ndërkohë që pjesëmarrësit në një protestë pro palestineze, janë paralajmëruar se do të përballen me arrestime të mundshme.
Qindra mijëra protestues pritet të mblidhen në ”Bank Junction”, në Londrën qendrore, mesditën e sotme, si pjesë e një dite globale veprimi për Palestinën që përfshin 30 vende, tha Fushata e Solidaritetit të Palestinës (PSC).
Marshi i shtatë Kombëtar për Palestinën do të shfaqë gjithashtu një paraqitje nga Little Amal, një kukull gjigante e një refugjati fëmijë sirian, i cili do t’i bashkohet një grupi fëmijësh palestinezë.
Kukulla 3,5 metra e lartë u bë një simbol ndërkombëtar i të drejtave të njeriut pasi ajo udhëtoi 8 000 kilometra nga kufiri turko-sirian në Mançester, në korrik 2021. Amal ”do të ecë” me demonstruesit që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza./BW