LONDER, PROPOZOHET NDERTIMI INJË XHAMIE 13-KATËSHE NGA KOMUNITETI SHQIPTAR

Një projekt i ri i paraqitur në Bashkinë e Londrës parashikon ndërtimin e një qendre moderne islame me 13 kate, e cila do të shërbejë si xhami dhe qendër komunitare për komunitetin mysliman shqiptar në zonën Queen’s Park, në veriperëndim të kryeqytetit britanik. Kompleksi planifikohet të ndërtohet në vendin ku më parë ndodhej një klub.

Ndërtesa e re është projektuar të ketë 13 kate dhe, sipas aplikimit të dorëzuar pranë autoriteteve britanike, do të përfshijë tre kate me salla faljeje, klasa edukimi, kafene, restorant, ambiente komunitare, si dhe një morg, duke funksionuar si një qendër multifunksionale për komunitetin mysliman shqiptar.

Projekti është ende në shqyrtim nga autoritetet lokale dhe nuk ka marrë ende miratimin përfundimtar për ndërtim. Në zonën ku propozohet ndërtimi, tashmë ndodhen edhe 15 xhami të tjera brenda një rrezeje prej rreth 5 kilometrash./JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne