LUFTA DHE SHPIFJET KUNDËR USHTRISË SONË ÇLIRIMTARE NUK MUND TË BEHEN KURRË ME REFERENCA TË UDB-së SERBE..!

Rexhep/ELEZAJ

Kurrë para disa viteve nuk do mund ta paramendoja, se në Kosovë 18 vite pas çlirimit, disa ekstremistë majtistë (kopila serb) do të shpërthejnë nga brenda kundër atyre që pushkët e popullit shqiptar ia kthyen armikut tonë shekullor, të cilët duke e mbrojtur atdheun e vet vranë kriminelë dhe çetnikë serb në Kosovë, për shkakun e vetëm që vetë nuk kishin qenë në frontet e luftës çlirimtare.

Madje, ka rezultuar qartë nga vetë historia e kombit shqiptar, se shqiptarët kurrë nuk ia kanë dalë që të çlirohen nga lufta e klasave dhe fiseve mes vetes, por as nga lufta e egër për pushtet pa i zgjedhur fare mjetet, kohën dhe vendin, veçse duke prodhuar luftë dhe vrasje mes vetes, bile deri në eliminime fizike të kundërshtarëve politik dhe figurave të shquar të kombit në Kosovë dhe Shqipëri, siç ishte periudha komuniste si dhe vrasjet politike që nga heroi Hasan Prishtina e deri tek vrasja mizore e kol. Ahmet Krasniqi, e shumë të tjerë.

Në botë nuk ka ndodhur që luftërat e popujve për çlirim dhe liri kombëtare të kenë ndodhur për motive kriminale dhe pushtet, pra as Lufta e fundit çlirimtare në Kosovë nuk ka qenë luftë kriminale, veçse fillim e mbarim, luftë çlirimtare për liri dhe pavarësi kombëtare nga robëria shekullore serbe, duke u sakrifikuar për këtë qëllim madhor shumë familje shqiptare, filluar nga familja emblematike Jasharaj, e deri tek qindra familje të tjera anë e mbanë Kosovës.

Pra, kurrë, askush dhe në asnjë rast, Luftës sonë çlirimtare nuk mund t’i veshë njollë, akuzë ose dyshim për keqpërdorim të ligjeve të luftës, e, që një tentim i tillë do të ishte i barabartë me krim dhe tradhti kombëtare, madje kur për këtë qëllim të drejtë edhe fuqitë më të mëdha ushtarake të botës, shtetet anëtare të NATO-s, vendosën t’i dalin në mbrojtje popullit shqiptar në Kosovë në vitin 1999, meqë e dinin se po bënte luftë të drejtë për liri dhe mbijetesë si popull dhe qenie njerëzore në tokat e tij autoktone.

Ndërsa, t’i shtrembërosh, ose të manipulosh me numrin e shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar gjatë luftës në Kosovë, sidomos për qëllime politike dhe elektorale, përkatësisht për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht dhe çmim, sidomos duke u thirrur në referencat serbe të montuara dhe të minimizuara nga UDB-a e Serbisë, kur dihet se Serbia kurrë nuk do ta jep numrin e sakët të shqiptarëve të vrarë, madje as të atyre të grabitur dhe të varrosur në 16 varreza masive në Serbi, siç ishte groposja e mbi 700 viktimave shqiptare në Batanjicë afër Beogradit, etj., thënë më së buti, është kjo një thikë e rënd mbi gjakun dhe shpirtin e mbi 13 deri 15 mijë shqiptarëve të vrarë dhe masakruar nga ushtria kriminale e Serbisë, që nga viti 1989 e deri me 10 qershor 1999.

Sepse, asnjëherë deri më sot, pra qe 87 vite, institucionet gjegjëse botërore nuk kanë mundur t’i ofrojnë njerëzimit numrin e sakët të viktimave të Luftës së Parë (1914 -1918) dhe të Dytë botërore (1939 – 1945), ngase është një gjë e tillë është e pamundur që të jepen shifrat e sakta për të vrarët, pranë faktit se edhe sot numri i viktimave nga këto dy luftëra, si dhe e çdo lufte tjetër, nuk mund të dihen saktësisht për shumë shkaqe dhe arsye, sidomos për shkak të numrit te të zhdukurve dhe të humburve pa gjurmë që ndodhë në çdo luftë.

Andaj, tentimi për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe udhëheqëse të saj, posaçërisht me akuza për krime ndaj serbëve, siç kanë deklaruar disa oponentë të partisë në pushtet, duke e barazuar luftën e Ushtrisë sonë çlirimtare me krimet e Serbisë në Kosovë, është, pa asnjë dyshim, krim i dyfishtë si dhe atentat i rënd ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Prandaj, autorët e shtrembërimeve, ose të zvogëlimit të numrit të dëshmorëve tanë, do duhej të përgjigjeshin para organeve të drejtësisë, meqë nuk ka forcë dhe as subjekt politik në Kosovë dhe në botë që mund ta cilësojë luftën çlirimtare të 2 milion shqiptarëve të Kosovës, si krime kundër serbëve dhe Serbisë.

Një krahasim dhe barazim i tillë bizar në dëm të luftës sonë të shenjtë për liri dhe pavarësi, kurrë nuk do të ndodhë, edhe nëse kombi shqiptar do zhduket nga faqja e dheut, sepse krimi dhe liria kurrë nuk mund të bashkëjetojnë nën një çati e cila quhet kupolë dhe vlerë njerëzore./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne