Lufta e Vietnamit dhe programi Phoenix: Një gjenocid i kompjuterizuar

nga Michael Maclear dhe Douglas Valentine.

Prezantim nga Douglas Valentine.
Dokumentari i Michael Maclear i vitit 1975, “Agjendë dhe mashtrues, aziatikë dhe ushtarë”, sot është më i vleshëm se asnjëherë më parë. Dyzet e dy vjet pas daljes se tij, ai nxjerr të vërtetat e turpshme që e kanë degjeneruar Amerikën që nga lufta e Vietnamit. Dokumentari të qartëson plotësisht se “ne” e kemi ditur gjithmonë atë që po ndodhte dhe se “ne” i kemi përsosur mjetet për mohimin dhe fshehjen e saj.

Dokumenti i Maclear qëndron në kontrast të thellë me dokumentarin aktual të Ken Burns “Lufta e Vietnamit”, i cili nuk është asgjë më shumë se revizionizëm historik, i spërkatur me doza masive të mospajtimeve të njohura, të servirura si shërim.

Ndërkohë që Burns shmang haptazi lidhjen e konflikteve të Luftës së Vietnamit me eksperimentin e vazhdueshëm amerikan në teknofashizëm, dokumentari i Maclear është i drejtpërdrejtë në deklarimin e disa të vërtetave të turpshme. Ç’është më e rëndësishmja, CIA ka korruptuar jo vetëm ushtrinë por edhe sistemet politike dhe gjyqësore të Amerikës; dhe se përmes kontrollit të fshehtë të mediave, fuqia e CIA-s për të krijuar versionin zyrtar të historisë i ka lënë veteranët e Luftës së Vietnamit, si dhe çdo gjeneratë pasuese të amerikanëve, në një gjendje të iluzionit neurotik.

Kjo është ajo që Guy Debord donte të thoshte kur tha:

“Fshehtësia dominon këtë botë, dhe mbi të gjitha sekreti i dominimit”.

Ndërsa Burns karakterizon në mënyrë të rreme luftën si një tragjedi e krijuar nga njerëz të mirë me qëllime të mira, Maclear ofron prova të pakundërshtueshme se ishte një luftë e agresionit imperialist në ndjekje të kundërrevolucionit.

Maclear merr thelbin e çështjes duke u fokusuar tek programi Phoenix i CIA-s ndërsa Burns shpenzon vetëm dy minuta për këtë. Nëpërmjet intervistave me Bart Osborn dhe Jeff Stein, të dy veteranë të Phoenix, Maclear tregon se çfarë ndodh me veteranët e luftës kur ju është dhënë funksioni i gjykatësit, jurisë dhe ekzekutorit të civilëve. Vrasja masive dhe gjenocidi i kompjuterizuar janë termat e përdorur në dokumentar.

Ndërkohë Burns i vendos veteranët e luftës në një piedestal të lartë dhe e quan përfshirjen e Amerikës në luftën e Vietnamit dicka “fisnike” bazuar në sakrificat e tyre, Maclear tregon se si organizatorët e luftës i indoktrinonin ushtarët me gënjeshtra dhe më pas i drejtonin ata për tek të pafajshmit. Siç shpjegon Maclear, në vitin 1968 CIA e dinte se forcat ushtarake amerikane nuk mund ti fitonin “zemrat dhe mendjet” e popullit vietnamez, kështu që ata ju kthyen eleminimeve, nëpërmjet torturës dhe terrorit ndaj anëtarëve të infrastrukturës civile të revolucionit, si dhe të gjithë atyre që mund të thuhet se ishin dashamirës ndaj tyre.

Burns nuk e përtyp dot këtë të vërtetë, pasi fakti i Phoenix që Maclear e bëri krejtësisht të qartë 42 vjet më parë, është bërë jo vetëm modeli për ruajtjen e perandorisë amerikane, por edhe për ekipet SWAT dhe forcat policore të militarizuara që kontrollojnë levizjet politike dhe sociale amerikane në emër të zotëruesve të tyre të korporatave në industrinë e luftës.

Po e mbyll këtë prezantim të shkurtër duke nderuar Bart Osborn, i cili së bashku me disa veteranë të tjerë të Phoenix, dëshmuan në kongres për programin Phoenix. Bazuar në dëshmitë e këtyre veteranëve në vitin 1971, katër kongresmenë thanë se Phoenix ishte një politikë e kryerjes së krimeve të luftës dhe shkelte konventat e Gjenevës.

Në vitin 1973, Osborn, së bashku me veteranët e forcave ajrore, Perry Fellwock dhe Tim Butz, krijuan komitetin për kërkimin e veprimeve në komunitetin e inteligjencës (CARIC) në përgjigje të zbulesave rreth rolit të CIA-s në Watergate. CARIC i ekspozoi oficerët e CIA-s dhe operacionet nëpërmjet botimit të tij, CounterSpy.

Në të njëjtën kohë në vitin 1973, Norman Mailer dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij krijuan “The Fifth Estate” për t’iu kundërvënë ndërhyrjes sekrete të CIA-s në punët e brendshme politike dhe shoqërore të Amerikës. Në janar 1974, CARIC dhe The Fifth Estate bashkepunuan për të krijuar komitetin organizativ “Fifth Estate”. Plani ishte që të organizonin grupe në kampuse dhe në komunitete për të hetuar dhe zbuluar CIA-n. CounterSpy ishte botim i tij.

Nëse sot do ekzistonin vetëm organizata të tilla.

Para se forcat e sigurisë dhe mediat bashkëfajtore të prishnin punën dhe përpjekjet e CARIC në nxjerrjen sheshit CIA-n, CARIC punoi me korporatën britanike Granada Television Inc, për të prodhuar një dokumentar mbi të burgosurit politikë në Vietnam.

I titulluar “Një pyetje torture”, megjithëse u luftua, ja vlen që të shikohet si një kundërpërgjigje ndaj filmit propagandues të Burns, si dhe për historinë e rreme amerikane të luftës së Vietnamit të cilën amerikanët na e kanë imponuar ta besojme gjatë 40 viteve të fundit.

Në mungesë të ndonjë organizate të dedikuar ndaj ekspozimit të krimeve të CIA-s, pasi që nga ajo kohë ato janë bërë politika zyrtare amerikane, brenda dhe jashtë vendit.

Michael Maclear, 1975/ Gazeta Impakt

burimi:globalresearch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne