Lufta/ Izraeli bombardon qytetin e Gazës, 8 të vdekur, 5 të plagosur

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Mbrojtja Civile e Gazës njoftoi se bastisja izraelite në një shtëpi la të paktën tre të vdekur dhe pesë të plagosur, ndërsa agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi se një person u vra dhe disa u plagosën si pasojë e një bombardimi tjetër në vend.

Më tej Wafa shton se katër palestinezë të tjerë vdiqën në një tendë për njerëzit e zhvendosur pranë xhamisë Abu Matar në Khan Younis, në jug të të Gazës./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress