Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të penguar Republikën Islamike të Iranit të fitojë armë bërthamore.
Ai e bëri këtë deklaratë në një intervistë të transmetuar sonte nga kanali 14 i televizionit izraelit.
“Do të bëj gjithçka për të parandaluar që Irani të bëhet një fuqi bërthamore,” tha Netanyahu, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me Teheranin.
“Do të shfrytëzoj të gjitha burimet që mund të përdoren” për të arritur këtë qëllim, shtoi ai./shqiptarja