Boško Jakšić
Ka ardhur koha që për sigurinë e Lindjes së Afërt të mos vendosin vetëm vendet arabe dhe Izraeli në konfliktin e tyre shumë dekadash. Në skenë janë paraqitur lojtarët e rinj rajonal. Lindja e Afërt pjesën më të gjatë të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e kaloi në atmosferën e Luftës së Ftohtë dhe konflikteve të ndryshme, duke përfshirë ato rajonale, por balanca e fuqive ka filluar të ndryshojë si pasojë e “Pranverës Arabe” e posaçërisht të përfshirjes së drejtpërdrejtë të Rusisë në konfliktin e Sirisë e cila e mbron regjimin e kryetarit Asad.
Amerikanët nuk janë prapa, si me fushatë sulmesh në Irak dhe Siri, si me shtimin e numrit të këshilltarëve të tyre në terren, të cilëve në përgatitjet për sulm në selinë e ISIS-it në qytetin sirian Raka i janë bashkëngjitur edhe marincat amerikan. Gjë e re, në krahasim me kohët e kaluara, janë aktivitetet e Iranit dhe Turqisë të cilët gjithnjë e më thellë po futen në poligonin e Lindjes së Afërt, duke pritur rezultate në të ardhmen dhe me kujdes vështrojnë hapat e rivaleve të tyre. Me furnizim parash dhe armësh janë përzier edhe disa shtete të Gjirit Persik, edhe pse gjeografikisht gjenden larg nga epiqendra e konfliktit.
E gjithë kjo konfliktin sirian e bënë kyç për ardhmërinë e rajonit të tërë në të cilin përfshihen interesat e ndryshme pikërisht në fushëbetejat e Sirisë. Njëra nga dimensionet kyçe e ardhmërisë ka të bëjnë me marrëdhëniet në mes shteteve arabe dhe Iranit, shtetet të cilët në orbitën e fuqive rajonale drejtpërsëdrejti e ka lansuar invadimi amerikan i Irakut të vitit 2003. Ata në anën perëndimore të gjirit Arab, si e quajnë vet ata, me këmbëngule e akuzojnë shtetin në lindje të Gjirit Persik, ashtu si është emri i pranuar botëror, për përpjekje të eksportimit të revolucionit të Homeinit, që do të thotë përzierje në punët e rajonit dhe përpjekjet e destabilizimit të tij. Irani, siç theksojnë ato,është bërë shtet ekstremist i cili në atë frymë dëshiron të inspiron rajonin dhe bënë thirrje në aleanca grupet e ndryshme shiite të shpërndara nëpër botën arabe.
Arabët Iranin e përjetojnë si kërcënim për sigurinë e tërë Lindjes së Afërt. Kulminacioni është rivaliteti kontaminues në mes Iranit dhe Arabisë Saudite, mbrojtës të dy degëve më të mëdha të Islamit, shumicës sunite dhe pakicës shiite të botës Islame. Fundi i bashkëpunimit të suksesshëm të këtyre dy vendeve gjatë kohërave të përfitimeve nga nafta dhe bashkëpunimit të tyre të ngushtë me SHBA-të gjer në vitin 1979,erdhi me ardhjen në pushtet të ajatullah Homeinit në vitin 1979 i cili ka bërë thirrje në rrëzimin “e vehabive të ndyrë” të cilin e përfaqëson shtëpia mbretërore e Saudit. Edhe pse të ballafaquar me problemet të ngjashme të brendshme e kanë zgjeruar luftën e tyre për dominim edhe në fronte tjera gjatë gjithë rajonit. Gjersa Lindja e Afërt në mënyrë dramatike po ndryshon, Teherani dhe Riadi qëndrojnë prapa më së paku njërit aktor të konflikteve lokale. Nga Iraku, i cili është nën ndikimin e fuqishëm të Iranit e gjer në Liban në të cilin Hezbollahu shiit është grupi më i fuqishëm i shtetit të ndarë në vija etnike dhe fetare. Irani ndikimin e vet tek Palestinezët e ka zgjeruar nëpërmjet Hamasit dhe Xhihadit Islamik duke shkaktuar konflikte me Egjiptin. Në Emiratet e Bashkuara Arabe është shpall okupator për shkak të tri ishujve të vogël në Gji, ndërsa theksohet se e kërcënon edhe Bahrejnin dhe Kuvajtin. Teherani është akuzuar se qëndron prapa rebelimit Husëve në Jemen.
Arabia Saudite, në të cilën shiitët përbëjnë rreth 10% të popullsisë, ka ndërprerë vitin e kaluar marrëdhëniet diplomatike pasi që iranianët të zemëruar për shkak të ekzekutimit të një kleriku shiit në Arabinë Saudite, janë përpjek të ndezin ambasadën saudite në Teheran dhe konsullatën në Meshhed. Si ishte përgjigjja e arabëve në sfidën iraniane? Një kohë analistët në klasifikimet e tyre politike të rajonit kanë futur emërtimin” shtetet arabe të frikësuara”, të cilët kanë mbërrit në linjën e parë të qëllimeve iraniane në përpjekje që të krijohet”gjysmëhëna shiite”, por janë jo të gatshme për konflikt me Teheranin. Opsioni i dytë është konfrontimi, që është teza e atyre analistëve arab të cilët janë të bindur se nga ato që arabët sot janë të frikësuar do të ndodh nesër, pasi që Irani vazhdon të zgjerojë ndikimin e tij nëpër botën arabe.
Por, pasi që dështoi iniciativa e Egjiptit për krijimin e armatës së përbashkët arabe e cila e vetme eventualisht do të mund të realizonte dëshirat e “shqiponjave arab”, politikanët, diplomatët dhe strategët e matur tregojnë në domosdoshmërinë e ngjeshjes së radhëve arab ashtu që”interesat e tyre strategjike do të mund të mbrojnë nga sfidat dhe rreziqet vijues”, ashtu siç ka deklaruar ish sekretari gjeneral të Ligës Arabe Amër Musa. Në mungesë të përgjigjes së përbashkët arabe, është nisur mini Luftë e Ftohtë e cila sjell potenciale të rrezikshme. Lindja e Afërt krahas Ukrainës dhe detit jugor kinez , janë të vetme të cilët mund të ndezin botën. Politika e jashtme amerikane në rajon është duke u rishqyrtuar, Administrata e re në Washington akoma nuk është e përcaktuar ndaj çështjeve më të ndjeshme. Arabët janë të padurueshëm, por edhe të shqetësuar. Izraeli i ka kalkulimet e veta, e ato janë, më e dëshirueshme do të ishte që sunitët arab të hyjnë në luftë me Republikën Islamike të Iranit shiit i cili për Izraelin është e shënuar si “kërcënim ekzistencial” për shtetin çifut.
Kur në këtë ekuacion futet edhe Turqia, e cila sikurse Irani, është direkt e angazhuar ushtarakisht në Irak dhe Siri duke u përpjekur të bllokojë ngritjen politike të Kurdëve, e përmbushin të gjitha premisat për Luftën e Ftohtë apo edhe të nxehtë. Ardhmëria e marrëdhënieve të Iranit dhe Arabëve më së shumti varet nga shtetet e Gjirit Persik. Monarkitë konservative nga ”linja e pare” tradicionalisht janë mbështetur më pare në britanikët e pastaj në amerikanët për mbrojtje nga Irani. Sot, posaçërisht nga viti 2014 kur fuqitë e mëdha kanë nënshkruar marrëveshjen nukleare me Teheranin, ndihen më të prekshme dhe jo të sigurt.
Vendet e Gjirit nuk besojnë në idenë se me marrëveshje do të mund të jenë gjasat për vendosjen e sistemit të ri të sigurisë në Gjirin Persik për të përmirësuar marrëdhëniet në mes Arabëve dhe Iranit dhe për t’u hapur dialogu. “Dialogu me Iranin është ide joreale”, shkruan ish kryeredaktor i Asharq Al-Awsat Salman al Dossary.“Përsëritja e terminëve sikurse që është largimi i ndryshimeve politike me bisedime dhe dialog në parim është korrekte, por në praktikë është e parealizueshme kur njëra anë nuk heq dorë nga politika agresive e saj e cila është bërë pjesa strukturale e natyrës së sistemit politik të saj,dhe kur ajo dëshiron të hap dialogun nga pozita kur milicitë e saja, të shpërndara kudo nëpër rajon, janë të paprekshme.
Sipas një studimi të kryer nga Komiteti ndërkombëtar për hulumtim të drejtësisë(ISJ) publikuar në Londër, Garda revolucionare iraniane direkt është e përzier në”okupimin e fshehur” të Irakut, Jemenit, Libanit dhe Sirisë, në të cilët në frontet e luftës qytetare gjenden 70.000 luftëtar të afërt Teheranit. Përpjekjet për destabilizim ka të bëjnë edhe me Bahrejnin, Egjiptin, Jordaninë dhe Palestinën. Studimi cek se Garda revolucionare iraniane ka celulat dhe rrjetin edhe në më së paku 12 shtete të rajonit në të cilët dërgon armë dhe municion. Theksohet se Garda revolucionare ka edhe aktivitete të fuqishme politike të jashtme të cilëve zyrtarisht i prinë lideri suprem, ajatullah Ali Hamenei.
Krejt kjo diplomacinë e Gjirit e ka fokusuar të veprojë në tri drejtime: të përpiqen që prapë të forcojnë partneritetin strategjik me SHBA-të, të forcojnë bashkëpunimin me Egjiptin si fuqi pa mëdyshje më e fortë e botës arabe, por krahas kësaj shohin se në çfarë mase do të ishte i mundshëm bashkëpunimi me Izraelin si armik i përbetuar të armikut të tyre të përbashkët, Iranin. Amerikanët nuk janë posaçërisht të interesuar për nënshkrimin e ndonjë pakti bilateral mbrojtës me gjashtë anëtare të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit (GCC). Strategët në Pentagon nuk janë prirë për përfshirjen e NATO-së, gjë që është e konfirmuar në dy samite të SHBA-ve me GCC-në, në maj 2015 në Camp David dhe prill 2016 në Riad. Sauditët mbi vete kanë marrë rolin e bllokuesit kyç të ndikimit Iranian për të cilin besohet se rrënojnë balancën strategjike të rajonit, por nga boshti Kairo-Riad për momentin nuk ka gjë. Marrëdhëniet gjatë muajve të fundit janë rrënuar pasi që Kairo ka miratuar strategjinë ndaj Sirisë e cila është e kundërta me prioritetin saudit për rrëzimin e Asadit, si dhe refuzimi për të mbështetur angazhimin ushtarak të Riadit në Jemen. Marrëdhëniet janë shtrënguar dukshëm edhe për shkak të problemeve territorial në detin e Kuq, që është edhe një përkujtim shtesë se frontet arabe janë të shpueshme, ndërsa koalicionet janë të karakterit gjetherënës. Tensionet janë shtuar shtesë pasi që kompania saudite Aramco ka suspenduar dërgesat e naftës Egjiptit në bazë të kontratës së vlefshme 23 miliard dollar , sipas së cilës çdo muaj do të duhej të dërgohen 700.000 tonelata prodhime të derivateve të naftës. Për këtë shkak tani Kairoja është drejtuar kah Iraku për importin e naftës. Drejtimi tretë është, afrimi me Izraelin, i cili akoma është në fazën eksperimentale, dhe është çështje madhe se ajo që quhet “rruga arabe” të pranojë bile edhe aleancë taktike me shtetin me të cilin katër here kanë luftuar dhe e cila në optikën e tyre është personifikimi i okupimit.
Është i ndjeshëm edhe Irani. Asadi në Siri më shumë i falënderohet tani Rusisë duke vlerësuar se kontributi i saj i mbetjes në pushtet është më i rëndësishëm se mbështetja financiare dhe ushtarake e Teheranit. Përveç kësaj, pa marr parasysh në shfuqizimin gradual të sanksioneve ndërkombëtare dhe qasjes tani miliarda dollarëve që ishin të ngrira në bankat perëndimore, Irani pa ndihmën e Rusisë vështirë do të mund të përballonte koston e aktiviteteve ushtarake në rajon. Motoja e qeveritarëve” për rezistencë ekonomike” shpejt do të ishte rrënuar.
Vlerësimet e tilla i shkojnë për dore forcave të matura politike të Republikës Islame, që herët a vonë do të kufizojë dhe zvogëlojë ndikimin e teokratëve konservativ apo të militantëve të Gardës revolucionare. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme gjenerata e revolucionit nga viti 1979 dalëngadalë do të largohet. Krejt kjo tregon që Arabët dhe Iranianët do të duhet të rishikojnë bazën e marrëdhënieve në mes tyre duke shtyrë anash interpretimet të ndryshme dogmatike të islamit dhe politikës së jashtme, frikësimet dhe rivalitetet e tyre, gjë që nuk do të shkojë lehtë.
Lideri suprem iranian ajatullah Ali Hamenei në oborrin e korruptuar saudit sheh ekskluzivisht burimin e tensioneve. Nga ana tjetër, shumë pak lider arab janë të gatshëm të dëgjojnë sulltanin e Omanit Kabusin i cili porositi se Irani” me gjeografi, histori, kulture dhe politike është pjesë e rajonit i cili nuk mund të jetë i larguar”.
Edhe pse shefi i diplomacisë saudite Adel al Xhubairi vitin e kaluar u takua me kolegun iranian Muhamed Xhevad Zarifin në konferencën për siguri në Munih, marrëdhëniet kanë vazhduar të rrëshqasin prej të keqes në më të keqen. Irani vazhdon të akuzojë sauditët të cilët me mësimin e tyre vehabit” aktivisht po e sponzorojnë ekstremizmin e dhunshëm”, ndërsa sauditët i kthejnë me akuzat se Irani” është faktor i vetëm luftënxitës në rajon”. Nga perspektiva e Riadit gjërat qëndrojnë me sa vijon: Irani me 80 milion banorë, tri herë më shumë se Arabia Saudite, dëshiron të bëhet fuqi dominuese në Lindjen e Afërt. Sikurse dukej, se hegjemoni i vjetër Amerika po tërhiqet ngadalë, ndërsa oborri mbretëror Saud nuk ka qëllim të pajtohet me qëllimet iraniane, tek sauditët është topi të rikthejnë balancën e fuqisë rajonale. Ministri Xhubairi ka qëndruar në shkurt në vizitë Bagdatit, të parës që nga viti 1990 kur është mbyllur ambasada saudite për shkak të invadimit të Kuvajtit nga Iraku dhe e para që prej 14 vitesh është rrëzuar regjimi i Sadam Hyseinit. Vizita e befasishme ishte përcjell me tone qetësuese dhe dëshirat për përtëritjen e “lidhjeve vëllazërore” me pushtetar irakian shiit. Xhubairi nuk është kthyer në kërkesa e vitit të kaluar të Bagdadit që Riadi të tërheq ambasadorin e vet për shkak të” retorikës sektare provokuese”. Mbreti Selman e ka tërheq dhe e ka emëruar për ministër të ngarkuar për punë e Gjirit, që ishte demonstrimi politik se Iraku dhe Arabia Saudite vështirë i tejkalojnë ndryshimet në pikëpamjet në shumë çështje bilateral dhe rajonale.
Çfarë ishin atëherë motivet e shkuarjes së diplomatit saudit në Bagdad? Riadi vlerëson se më mire është të harrojë në armiqësinë ndaj qeverisë në Bagdad dhe të pranojë lojërat qetësuese me shiitët arab me qëllim që të zvogëlojë ndikimin e Iranit në Irak. Posaçërisht në prag të çlirimit të Mosulit nga ISIS-i i cili do të mund të jetë shfrytëzuar për kthim shtesë të forcave balancuese në dobi të shiitëve. Vështirë është që rastësisht vizita e al Xhubairit është realizuar pikërisht në kohën kur Trumpi paralajmëroi kursin më të mprehtë kundrejt Teheranit, duke përfshirë rishikimin e marrëveshjes nukleare. Washingtoni nis që sjelljen iraniane të testojë në Irak dhe Jemen. Nuk është e rastit se presidenti amerikan në kontaktin e pare telefonik me kryeministrin irakian Hajdar al Abadinë ka folur për”kërcënimin iranian” Irakut. Balsam në plagë të cilin I ka bërë Barack Obama duke lejuar marrëveshjen me Iranin. Për këtë shkak edhe iu hakmorën. Sauditët e kanë turpëruar presidentin amerikan . Obama me rastin e vizitës së Arabisë Saudite në prill të vitit 2016, mbreti Selmani ka vendos ta pres në oborrin e tij. Shefin e shtetit amerikan në aeroport e ka prit vetëm guvernatori i Riadit. Mesazhi ishte i qartë. Mbretëria po ndihet e braktisur por po frikohet që publikisht ta tregojë. Situata tani po ndryshon. Sauditët janë në rrugë të rikthejnë aleatin e vjetër. Takimi para ca kohësh i Trumpit me princin Muhamed bin Selmanin në Washington është shënuar si”pika historike e kthesës”. Pajtimi kyç ka të bëjë me”rrezikun nga aktivitetet rajonale ekspansioniste iraniane”.Pas shumë zhgënjimeve, sauditët tani mund të gëzohen qëllimit të Trumpit të dobësojë Iranin dhe aleatët e tij në Irak, në përpjekje të tij të imponojë zgjidhje politike në Bagdad i cili do të rikthejë ndikimin e humbur të sunitëve. Vendet e Gjirit Persik mbesin të bindur se dialogu me Iranin nuk është i nevojshëm. Gjersa në Perëndim nuk thonë ndryshe.
Burimi : Al Jazeera/ ML