Luftime edhe në kufirin mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar

Burimet informative kanë njoftuar për luftimeve dhe të shtëna me armë në kufirin mes Libanit dhe territoreve të pushtuara të Palestinës.

Rezistenca e Palestinës që nga mëngjesi i ditës së shtunë kanë filluar operacionin gjithëpërfshirës të tyre me emrin “Stuhia Al-Aksa” nga Rripi i Gazës kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze.

Kanali televiziv Al Jazeera, duke cituar mediat sioniste, njoftoi se pasditen e kësaj të hëne, një grup i armatosur hodhi në erë gardhin kufitar mes Libanit dhe territoreve të pushtuara të Palestinës dhe u fut në territoret e pushtuara.

Burime mediatike njoftuan gjithashtu se ky incident ka ndodhur në afërsi të qytetit Al-Zahira në kufirin me Libanin dhe Palestinës së pushtuar.

Sipas këtij raporti, ushtria izraelite ka fluturuar me helikopterët e saj drejt kësaj zone për të parandaluar depërtimin e këtij grupi të armatosur në territoret e pushtuara.

Pak më parë, në të njëjtën kohë kur operacioni i rezistencës palestineze kundër regjimit sionist vazhdoi për të tretën ditë radhazi, burime mediatike raportuan se 12 raketa janë hedhur nga territori i Libanit drejt territoreve të pushtuara palestineze.

Në lidhje me këtë, kanali televiziv Al Jazeera, duke cituar mediat sioniste, njoftoi se 12 raketa janë lëshuar nga Libani drejt rajonit Al-Xhelil dhe Xhebel al-Shejkh.

Disa burime sioniste kanë deklaruar gjithashtu se ky sulm mund të jetë kryer nga grupe palestineze./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne