Lushnje, shuhet pas më shumë se 10 orësh zjarri në qendrën tregtare

Qyteti i Lushnjës përjetoi momente tmerri  të hënën pasi një qendër tregtare “Metropol” u përfshi nga flakët. Zjarrfikëset si dhe ekipet e tjera të shpëtimit luftuan me flakët me orë të duke bërë të mundur shuarjen e tyre dhe nxjerrjen prej andej të qytetarëve, të cilët kishin mbetur të izoluar në qendër si pasojë e flakëve dhe tymit.

Ne ndihmë shkuan dhe një numër i madh zjarrfikësish të ardhur nga Qarku Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan e Berat. Fatmirësisht nuk kishte humbje në jetë njerëzish. Qendra tregtare ndodhej mes dy godinave 12 katëshe, katet e sipërme të të cilave funksiononin si apartamente banimi.

Zjarri që u aktivizua rreth orës 14:40 rrezikoi jetën e shumë personave të cilët kishin shkuar për të bërë  pazar apo festuar ditën e Krishtlindjeve, por dhe të banorëve që jetonin në katet e sipërme të pallatit.

Rreth orës 18:00 policia deklaroi se kishte arritur të kryente evakuimin e plotë të banorëve në apartamentet e kateve të mësipërme. Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA e cila ka arritur të hyjë në çdo apartament për të bërë evakuimin e plotë të tyre.

Mes të shpëtuare nga RENEA ishin dhe tre fëmijë,  një 7 vjeç dhe 2 nga 14 vjeç. Rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre dhe 8 persona personel zjarrfikës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne