Madridi merr presidencën e BE, nuk ndryshon qëndrim ndaj njohjes se Kosoves.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mirëpritur presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel në Madrid, vetëm një ditë pasi Spanja mori presidencën e radhës të BE-së.

Përveç Ukrainës, Spanja shpreson të bëjë përparim në disa çështje kryesore të BE-së gjatë presidencës së saj, përfshirë këtu që BE të finalizojë një pakt të diskutueshëm mbi migracionin, pavarësisht dallimeve të vazhdueshme brenda grupit 27-vendesh.
Spanja thotë gjithashtu se zgjedhjet e saj të parakohshme këtë muaj nuk do të ndryshojnë kthesën presidenciale të Madridi ndonëse për Kosovën e ka bërë të qartë  se nuk do të ndryshojë qëndrim.

Ambasadori i Spanjës në Beograd, theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet përpjekjet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron duke shtuar dhe Vatikanin.

Nga 9 janari, Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian kishte nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se pret që “të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë presidencës së Spanjës”, të cilës i ka uruar “presidencë të suksesshme”.

Vitin e ardhshëm, presidencën e BE-së do ta kenë Belgjika dhe Hungaria/Euronews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne