Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të premten për përshkallëzimin vdekjeprurës në Bregun Perëndimor

Misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, që mban presidencën e radhës të organit për muajin korrik, tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet në konsultime të mbyllura.

New York
Emiratet e Bashkuara Arabe (OKB) do të mblidhet të premten për të diskutuar përshkallëzimin vdekjeprurës pas bastisjeve izraelite kundrac popullsise Palestineze në qytetin e pushtuar Jenin në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.

Takimi u kërkua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në muajt e fundit, tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar mes bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze dhe dhunen te cilen ata kane ushtruar keto dite kundra popullsise civile.

Sot, forcat izraelite nisën operacionin e tyre më të madh ushtarak në Jenin dhe  sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, kane vrarë të paktën 10 palestinezë dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Pothuajse 190 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti. Të paktën 25 izraelitë gjithashtu janë vrarë në disa sulme gjatë të njëjtës periudhë.
Ushtria pushtuese e Izraelit ka shkelur me dhjetera rezoluta te Kombeve te Bashkuara dhe kryen krime nga me te ndryshmet kundra popullsise civile qe nga fillimi i pushtimit te Palestinese./AA/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne