Mafia transnacionale e klandestinëve dhe Porti i Durrësit

NGA:GJERGJI THANASI

Policia e Selanikut në 26 mars pas një ndjekje të rrezikshme nëpër rrugët e qytetit dhe të rrethinave arrestoi një shtetas sirian22 vjecar (refugjat në Greqi), i cili po ngiste një furgon pa pasur dokumetat e nevojshme për të ngarë makinën. Nga kontrolli i ushtruar në furgon u gjetën 12 klandestinë egjiptianë të moshave 14-17 vjec.

Nga kolegët grekë mësojmë se klandestinët kishin lundruar nga Port Saidi (Egjipt) në Durrës në bordin e anijes Amira Laura rreth 4000 tonshe me flamur të Ishujve  Tuvalu (shtet në rajonin e Oqeanisë në Oqeanin Paqësor).

Një trafik i tillë klandestinësh duhet të vërë në alarm fqinjët tanë  për rrezikun, që u vjen nga Shqipqëia përsa i përket sigurisë së tyre kombëtare. Në vazhdim do të japim hollësi të rrugëtimit të një dyzine adoleshentësh egjiptainë nga Port Saidi në fshatin Terstenik të Devollit e deri afër Selanikut.

Sipas kolegëve grekë adoleshentët janë imbarkuar në anije në Port Said në mbrëmjen e 15 marsit 2020, pasi kanë paguar trafikantët lokalë të klandestinëve. Gazetarët grekë nuk kanë info, nëse agjencia detare egjiptiane El Amira ka apo nuk ka gisht në këtë transport klandestinësh. Anija lë Port Saidin në mëngjesin e datës 16 mars. Anija në mëngjesin e 22 marsit mbërrin në një port modest në Ishullin e Kretës të quajtur Kali (Kaloi) Limenes, ku është furnizuar me karburant. Më pas anije lundron drejt Durrësit. Sipas thënies së klandestinëve anija ka mbërritur në radën e Portit të Durrësit mbasditen e 25 marsit, kur nuk ishte errësuar ende.

Gazetarët grekë nuk dinë, sesi kanë zbritur në tokë nga anija një dyzinë klandestinë. Ka 2 mundësi sipas tyre, ose direkt në bankinën e Portit të Durrësit, ose mund të jenë transportuar nga anija në radë për të zbarkuar diku në bregdet me një motorskaf jo të vogël (minimum me kapacitet 13-14 persona).Faktikisht anija është bregëzuar në bankinë në mëngjesin e 26 marsit. Rreth orës 11 të mëngjesit të 26 marsit ka filluar ndjekja nga policia greke e furgonit me 12 klandestinët. Ndjekja ka filluar në autostradë pa hyrë në Selanik. Kuptohet, që klandestinët kanë zbritur nga anija natën e 25 marsit, në të kundërt nuk mund të ishin në rrugë afër Selanikut në orën 9-10 të 26 marsit. Për më shumë hollësi në linkun: https://www.thessnews.gr/article/165713/thessaloniki-ton-tsakosan-sto-kentro-na-metaferei-anilikous-allodapous. Mund të konsultohet edhe shkrimi në linkun: https://www.grtimes.gr/ellada/metanastes-eisilthan-paranoma-stin-ellada-me-ta-podia?_route_=ellada/metanastes-eisilthan-paranoma-stin-ellada-me-ta-podia&_route_=ellada/metana . Në linkun në vazhdim ka info me interes për përfshirjen e shqiptarëve në këtë trafik klandestinësh: http://www.ekathimerini.com/251038/article/ekathimerini/news/man-in-thessaloniki-arrested-for-transporting-12-teenage-migrants Kolegët grekë megjithë zallamahinë e Korona Virusit po e ndjekin me shumë interes këtë lajm. Ata shpresojnë, që oficeri i kontaktit i policisë shqiptare i instaluar në Ambasadën Shqiptare në Athinë, t’i furnizojë kolegët e tij grekë me info të cmuara përsa i përket këtij trafiku klandestinësh transkontinental. Cuditërisht edhe media të kalibrit botëror si Associated Press dhe New York Times e kanë pasqyruar ngutazi këtë lajm. Linku: https://www.nytimes.com/aponline/2020/03/26/ëorld/europe/ap-eu-greece-migrants.html

Kusuret e autoriteteve shqiptare

Nuk ka funksionuar fare një procedurë e quajtur: Praktika e lirë. Policia kufitare gjatë kontrollit, që kryhet në kuadrin e Praktikës së lirëv në një anije me 8 vetë ekujpazh dhe 12 klandestinë në bord nuk ka arritur të zbulojë asnjerin. Të ishin 12 Kg. heroinë edhe pranohet, se fundi i fundit në një anije të tillë e gjen një brimë për t’i fshehur, por 12 adoleshentë?!?!?!?

Policia kufitare, QNOD dhe Forcat e Mbrojtes Detare “fanno cinque contro uno”!!!!!!

Transportimi i klandestinëve nga anija diku në bregdetin e Gjirit të Durrësit nuk është pikasur as nga forcat e shtuara të policisë dhe ushtrisë në tokë dhe as nga mjetet e Forcave të Mbrojtjes Detare në det! Radarët e famshëm për blerjen dhe mirëmbajtjen e të cilëve janë harxhuar para me okë, po ashtu nuk kanë detektuar motorskafin, ndërsa lundronte nga anija për në breg. Shkurt pazari ushtria dhe policia kanë dështuar në det dhe në tokë.

Nga Durrësi në Tërstenik “vozitje e lirë”!!!!!!!

Sipas kolegëve grekë klandestinët i kanë pohuar policsë greke se ata kanë udhëtuar me një mjet transporti kolektiv nga Durrësi deri afër kufirit shqiptaro-grek. Klandestinët janë shprehur se ata kanë hyrë në tokën greke të shoqëruar nga një kallauz shqiptar pa zbardhur mirë dita e 26 marsit. Po ashtu klandestinët vetëm për “biletën” e udhëtimit nga kufiri shqiptaro-grek në Selanik kanë paguar 370 euro te shoferi sirian.

Normalisht lind pyetja si ka mundësi që për mbi 5 orë është udhëtuar në rrugën automobilistike në intinerarin Durrës-Devoll dhe postblloqet e patrullat e shtuara të policisë e ushtrisë nuk e kanë ndaluar e kontrolluar automjetin në fjalë?!?!??! Si ka mundësi që në kohën e ndalim qarkullimit drastik ky automjet udhëton për 7 palë qefe pa i hyrë gjemb në këmbë?!?!?!? Mos vallë policët dhe ushtarakët shqiptarë me blinda me mitralozë kalibër 30 dhe 50 kanë qenë komplet qorra dhe nuk e kanë vënë re “miun” me 12 klandestinë, që po u kalonte nën mustaqe?!??!?!?!?!? Këto masa drakoniane shtrënguese të ndërrmarra me ligj e paligj nga “Timonierii Madh”, Edvini me sa duket funksionojnë e bien mbi kurriz të fakrifukarasë, por nuk kanë fuqi vepruese kundra rrjeteve transnacionale të trafikantëve të qenieve njerëzore.

Ambasadorja e re amerikane Madam Kim, që është aq shumë, jashtëzakonisht, qamet e interesuar për luftën kundra trafikimit të qenieve njerëzore, a ka vallë ndonjë koment për këtë fiasko totale të mjeteve patrullluese detare, të radarëve, të policisë dhe ushtrisë në rrugët e Shqipërisë?!??!?! Po gjeneral Leshi dhe “geisha” Xhacka a mbajnë përgjegjësi për këto 12 klandestinë, që sic thuhet në futboll u hynë gol mu në mes të shalëve?!??!?!

Cilët janë organizatorët me të tilla kapacitetet (capabilities) për të organizuar një trafik klandëestinësh transkontinental me det e me tokë? Kush vallë ka aq autoritet sa të neutralizojë anijet patrullueset ish amerikane të klasit Archangel, radarët Martin Lockheed, Humerat e blinduar, IVECO Lincia-t dhe Land Rover-sat e pablinduar në vartësi të Xhackës si edhe Chevrolet-et, Hyundai-t, e Volksëagen-at në varësi të Leshit në intinerarin nga Porti i Durrësit në katundin Tërstenik të Devollit??!?!?!?!? Përgjigja më e saktë nga ana e liderit global do të ishte ripërdorimi i një barsalete me Pal Vatë: Unë e Olsi nuk dimë gjë, mos e ka ba në kry t’vet ai gjeneral Leshi!!!!!!! Me që jemi këtu pyesim Udhëheqësin global, nëse mafia ukrainase e qytetit Nikolajev ka ndonjë rol në këtë trafik transkontinental klandestinësh?!?!??!?!?!

P.S. Anija Amira Laura në muajt janar shkurt ka bërë disa lundrime nga portet egjiptiane të Aleksandrisë dhe Damietës drejt porteve italiane të Ravenës, Monfalkones, Kioxhas si edhe të Portit Nogaro. Të tillë lundrime kanë tërhequr vëmendjen e gazetarëve investigativë italianë se cfarë mund të ketë transmetuar kjo anije “uma-uma” nga Egjipti në Itali???????/Gazetaimpakt/

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne