Quajti ekspert Berishën dhe doli jashtë parashikimeve, Spiropali pendohet shpejt dhe fshin lavdet ndaj ish-kryeministrit

Ministrja Elisa Spiropali ka bërë një gjest që nuk pritej në rrjetet sociale. Deputetja ka shpërndarë fjalët e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion”, tha se me koronavirusin duhet sakrifikuar, pasi është një betejë.

“Dëgjoni ekspertët,”– shkruante Spiropali krah videos.

Spiropali ka çuditur në fakt me këtë gjest pasi raportet mes tyre nuk kanë qenë të mira në vazhdimësi por duket se kur vjen puna për solidarizim zbuten gjakrat.

“Karantina, izolimi, janë të mërzitshme, të vështira, por do të jetë e jashtëzakonshme kënaqësia kur ta fitojmë betejën”, tha ish-kryeministri Berisha mbrëmjen e shkuar në “Opinion” dhe duket se këto fjalë e kanë impresionuar Spiropalin duke shpërndarë mesazhin e Berishës dhe duke lënë pas betejat politike.

Elisa është penduar për postimin e bërë dhe për lavdet ndaj ish-kryeministri, duke e fshirë videon e publikuar.

Pse u pendua Spiropali?!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne