Maliq/ Zhduket 19-vjeçari, familja në alarm: Tha se do shkonte në Belgjikë

Një 19-vjeçar nga Maliqi është shpallur i zhdukur pasi prej 3 shkurtit ka humbur çdo kontakt me familjen.

Babai i tij, A. H., ka denoncuar rastin në polici, duke deklaruar se i riu ishte larguar nga banesa dhe në kontaktin e fundit u kishte thënë se do të shkonte në Belgjikë.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. I riu mësohet se ishte student në Tiranë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne