Tiranë/ Shiste monopatina dhe biçikleta të vjedhura, arrestohet 27-vjeçari – Sekuestrohen 80 mjete elektrike

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Brand”, duke arrestuar Niki Xara 27-vjeç që shiste monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura. Gjatë kontrollit në dyqanin e tij u sekuestruan 80 mjete elektrike, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të vjedhjeve.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2., në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1., operacioni policor i koduar “Brand”.

Shiste monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura, në dyqanin e tij, arrestohet 27-vjeçari.

Sekuestrohen 80 monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve Nr. 1 dhe Nr. 2., bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është finalizuar operacioni policor i koduar “Brand”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në dyqanin në pronësi të shtetasit N. X., ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura.

Në vijim të veprimeve, shtetasi N. X., 27 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne