Malltezi në burg, avokatët dorëzojnë në Apelin e GJKKO shtesën e ankimimit për revokimin e masës

Avokatët e Jamarbër Malltezit kanë dorëzuar sot në Apelin e GJKKO shtesën e ankimimit për revokimin e masës së sigurisë.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet prapa hekura pasi po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Ndërkohë GJKKO në seancën e datës 8 nëntor rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress