Hamasi mohon negociatat për shkëmbimin e pjesshëm të të burgosurve

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka përjashtuar mundësinë e një shkëmbimi të pjesshëm pengjesh me Izraelin, duke thënë se grupi terrorist po bën thirrje për një “shkëmbim të plotë” të të burgosurve të Hamasit në burgjet izraelite.

Osama Hamdan, një zyrtar i lartë i Hamasit në Liban, tha në një fjalim mbrëmë se “qëndrimi ynë për dosjen e të burgosurve ka qenë i qartë që në fillim dhe është një shkëmbim i plotë i të burgosurve”.

Hamdan mohoi zërat për bisedimet në vazhdim për një lirim të pjesshëm dhe shtoi se negociatat për lirimin e pengjeve me pasaporta të huaja po vazhdojnë paralelisht, por janë “penguar” nga Izraeli./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne