Marina dhe mjekët ne izrael demostrojne kundër Netanjahut

Një numër i madh oficerësh të marinës së regjimit zionist, si dhe mjekë të këtij regjimi, protestuan kundër projektligjit të reformës në drejtësi të kryeministrit Beniamin Netanjahu dhe deklaruan se nuk janë të gatshëm të shërbejnë më në detyrën e tyre.

Sipas Haaretz, oficerët e lartë të marinës izraelite refuzuan të kryenin shërbimin ushtarak në shenjë proteste ndaj projektligjit të reformës gjyqësore të Netanjahut dhe frikës së efekteve negative të tij në departamentin operacional të marinës izraelite.

Nga ana tjetër, protestuesit e sektorit të mjekësisë izraelit dhe shoqata “Bluzat e Bardha” që janë 8 mijë veta, protestuan ashpër kundër projektligjit për ndryshimet gjyqësore të Netanjahut. Këta persona, 6 mijë prej të cilëve mjekë, theksuan se nëse do të ketë krizë në ligjet bazë të këtij regjimi, do të refuzojnë të shërbejnë.

Më 24 korrik, kabineti qeverisës i regjimit zionist, me mbështetjen e përfaqësuesve të tij në Knesset (Parlament), miratoi ligjin “Heqja e provës së arsyeshmërisë”. Ky veprim u bë në kuadër të projektligjit të ndryshimeve gjyqësore të propozuar nga Netanjahu.
Miratimi i këtij ligji është hapi i parë në uljen e kompetencave të sistemit gjyqësor të regjimit sionist. Për shkak të miratimit të këtij ligji, sistemi gjyqësor i këtij regjimi nuk ka më të drejtë të anulojë vendimet e kabinetit të regjimit izraelit dhe ministrave të tij me pretekstin se nuk janë të arsyeshëm./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne