Xhamia e Plumbit në Shkodër kantier ndërtimi, vijon puna për restaurimin me fondet e Turqisë!

Xhamia e Plumbit në Shkodër po i nënshtrohet një rikonstruksioni me fondet e Turqisë, që prej një viti më parë. Kjo xhami është kthyer në një kantier ndërtimi dhe po vijojnë punimet, ndërsa ka qenë kryeministri Rama që ka ndarë ditën e sotme foto nga ecuria e punimeve. Kryeministri shkruan se do t’ia kthejnë besimtarëve, por do të jetë një tjetër destinacion turistik që i shtohet vendit tonë.

MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Restaurimi i kësaj xhamie do të bëhet nga Turqia, pas një marrëveshje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në vizitën që Erdogan bëri me 6 janar të vitit 2021. Projekti është gati dhe për herë të parë nuk do të restaurohet vetëm objekti, por edhe zona përreth, teksa ministrja e Kulturës, Elva Margariti më herët garantoj se nuk do të ketë tjetërsime, por do të ruhen elementët origjinal.

Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (tr. Kurşunlu Cami) është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne