Bisedimet dyditore në Jeddah të Arabisë Saudite për zgjidhjen e krizës së luftës Ukrainë-Rusi përfunduan pa arritur një rezultat konkret

Përfaqësuesit e më shumë se 30 vendeve, duke përfshirë Brazilin, Britaninë e Madhe, Indinë, Kinën, Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Afrikën e Jugut, si dhe anëtarët e Bashkimit Evropian, të shtunën dhe të dielën mbajtën një takim në Jeddah të Arabisë Saudite, për paqe dhe zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars; Ky takim përfundoi punën të dielën në mbrëmje me një deklaratë.   Në këtë takim u theksua nevoja e përdorimit të mendimeve të sugjeruara dhe palët njoftuan se në këtë takim u ngritën sugjerime dhe mendime pozitive.
Ky takim u mbajt ndërkohë që Rusia nuk ishte e ftuar në të, por Princi i Kurorës saudit Muhamed bin Salman tha se do ta informojë presidentin rus Vladimir Putin për rezultatet e këtyre takimeve. Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov të dielën njoftoi se takimi ndërkombëtar në Jeddah të Arabisë Saudite për ndalimin e luftës në Ukrainë ishte një përpjekje e kotë e Perëndimit për të mbështetur Ukrainën me pretekstin e luftës në këtë vend.

Ryabkov këtë takim e vlerësoi si një lloj përpjekjeje të kotë të Perëndimit për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar kundër Rusisë dhe për të shtuar numrin e mbështetësve të Ukrainës me pretekstin e luftës në këtë vend./Parstoday

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne