Bota

Marinsat amerikanë në Siri për të mbrojtur kurdët kundër Turqisë

SHBA-ja ka dërguar një grup marinsash amerikanë të armatosur me transportuesit e blinduar Stryker me tetë rrota në Sirinë veriore, si një tampon midis kurdëve sirianë dhe forcave turke, pasi sulmet ajrore turke vranë 20 anëtarë të milicisë së Mbrojtjes së Popullsisë , plagosën 18 vetë dhe shkatërruan selinë qendrore të komandës kurde. Përleshjet shpërthyen mes forcave turke dhe kurde pas sulmeve ajrore.
Konvoji i automjeteve të blinduara amerikane mori pozicionet në fshatin Darbasiyah në provincën verilindore të Hasakah, disa qindra metra nga kufiri i Turqisë.

Ishte hera e dytë që trupat e armatosura amerikane kishin hyrë në ndarjen e milicisë turke dhe kurde të YPG-së që udhëheq Forcën Demokratike të Sirisë (SDF), në të cilën amerikanët luajnë një rol të madh në ofensivën për të kapur Rakan nga ISIS. Më 17 mars, marinsat e SHBA-së u drejtuan drejt qytetit verior të Manbixhit në Siri, kur ushtria turke ishte në pikën e luftimit të milicisë kurde për kontrollin e qytetit.

Megjithatë, më 24 prill, forca ajrore turke hyri në veprim kundër bazës së PKK-së pranë Sinxharit në malin Karaçok në Irak, duke shkatërruar depot e armëve – por edhe kundër një qendre komanduese të YPG-së në pjesën verilindore të Sirisë, duke pretenduar se ato ishin dy qendra të një njësie terroriste të bashkuar.

Me veprimtarinë e saj të dyfishtë, Ankaraja theksoi se Turqia ishte shumë e pranishme në arenat siriane dhe irakiene, dhe njoftoi Presidentët Donald Tramp dhe Vladimir Putin se pikëpamja e Turqisë për interesat e saj të sigurisë kombëtare në ato arena mori përparësi për të ndihmuar në promovimin e objektivave të dy pushteteve.

Pentagoni u përgjigj të premten, më 28 prill, se SHBA-ja dëshiron që SDF të përqëndrohet në çlirimin e qytetit të Tabkës dhe atij të Rakës, kryeqytetit të ISIS-it, “dhe të mos tërhiqet nga konflikte të tjera”.

Lëvizjet e avionëve turq në hapësirën ajrore siriane raportohen në mënyrë rutinore dhe koordinohen paraprakisht me qendrat komando të forcave ajrore ruse dhe amerikane në Siri. Për këtë arsye, komandantët e YPG-së morën parasysh se as rusët as amerikanët nuk zgjodhën ta paralajmëronin Turqinë për planet e saj për të çarmatosur milicinë kurde të lidhur me SHBA-në. Ata kishin frikë se kjo do të ndodhte kur u hodhën në vendin e tyre me forcat amerikane. Por komanda amerikane në Siri u premtoi atyre mbrojtje nën një ombrellë tokësore dhe ajrore amerikane.

Pas sulmit turk, administrata Tramp, duke parë se milicia kurde kishte një këmbë jashtë derës së aleancës kundër ISIS-it, ishte e detyruar të zgjidhte midis humbjes së shtizës së operacionit ose hapjes së ombrellës amerikane për të shmangur sulmet më të mëdha turke.

Duke dërguar një kontigjent tjetër të marinsave në Siri – “Ne kemi forca amerikane që janë përgjatë gjithë Sirisë Veriore dhe që operojnë me partnerët tanë të Forcave Demokratike Siriane”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis. Presidenti Donald Tramp bëri një zgjedhje fatale: përballë kërcënimeve të presidentit turk Edrogan për luftë të tërësishme ndaj kurdëve, ai vendosi që forcat ushtarake të SHBA-së të mbanin milicinë kurde të sigurt nën krahun ushtarak të SHBA-së, dhe të përqendrohej plotësisht në objektivin kryesor të mposhtjes së ISIS-it.

Potenciali i një konfrontimi të rrallë ushtarak midis dy anëtarëve të NATO-s tani mund të jetë në pritje për presidentin e SHBA-së. Dhe së shpejti, mund të “plasin fishekzjarre” kur ai të ulet përballë Erdoganit në samitin e NATO-s në Bruksel më 25 maj. / © Gazeta Impakt

OPINIONE