Marok, shkon në 2.901 numri i viktimave të tërmetit

Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit shkatërrues në Marok është rritur në 2.901, ndërsa janë lënduar 5.530 persona.

Ministria e Brendshme e Marokut ka publikuar informacione të përditësuara për pasojat e tërmetit të ndodhur natën e 8 shtatorit.

Autoritetet konfirmuan se numri i të vdekurve është rritur në 2.901, ndërsa numri i të lënduarve në 5.530.

Tërmeti me intensitet 7 ballë ndodhi natën e 8 shtatorit në Marok, ndërsa epiqendra ishte në zonën El-Huz të Marrakeshit.

Përveç Marrakeshit, tërmeti goditi edhe kryeqytetin Rabat dhe qytetet Kazablanka, Meknes, Agadir dhe Fes./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne