Marrëdhëniet e anëtarëve të grupit terrorist ISIS me bazat amerikane në Siri

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Al Xhabbah në Irak, njoftoi se disa anëtarë të ISIS kanë qëndruar në bazat ushtarake amerikane në Siri.

Hashem Al Mosavi, të premten në një intervistë me gazetarin e Al Moalume në Irak ka thënë: Në mesin e anëtarëve të arrestuar të grupit terrorist takfiristë ISIS, janë ata që posedojnë karta të veçanta hyrje-dalje në bazat ushtarake amerikane. Ai ka shtuar: Shtetet e Bashkuara e përdorin këtë për të krijuar probleme të sigurisë dhe tensione politike me transferimin e terroristëve të ISIS nga Idlib dhe zona të tjera të Sirisë në kufirin me Irakun. Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Al Xhabbah në Irak paralajmëroi për pasojat dhe i kërkoi qeverisë irakiane që të negociojë me qeverinë siriane për ti dhënë qasje forcave irakiane në pozicionet e ISIS në kufirin midis Sirisë dhe Irakut dhe për të luftuar këto elemente./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne