Gjykata Kushtetuese ka mbrojtur sërisht aferat korruptive dhe vendimet arbitrare të kryeministrit Edi Rama, duke u kthyer në institucion varësie nga kryeministri.
Kushtetuesja ka refuzuar kërkesën e grupit të PD që seanca për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ta shqyrtojë në seancë të hapur për publikun.
Këtë vendim, ky institucion që është kthyer qesharak, e justifikon me përgjigjen ku shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimit bëhet me dyer të mbyllura.
Pikërisht gjyqtarët e emëruar nga Edi Rama në Kushteteuese po mundohen të mbulojnë korrupsionin qeveritar të Edi Ramës.
Pasi Rama nuk pyeti për asnjë institucion kushtetues përpara nënshkrimit me marrëveshjen për ngritjen e dy qendrave për pritjen e refugjatëve nga vendet e treta për llogari të Italisë, tani Kushtetuesja i jep edhe dorën e fundit të izolimit të shkeljeve nga kryeministri./GazetaImpakt/