Maryam Rajavi, ne nje opinion të saj te botuar ne Scotsman paraqitet ndërkombëtarisht si figura kryesore e opozitës iraniane dhe presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Plaka Rajavi pretendon se do te bej nje dite një Iran demokratik, laik dhe pluralist pas rrëzimit të qeverise aktual në Teheran. Megjithatë, realiteti i strukturës që ajo drejton dhe përvoja konkrete e Organizatës Muxhahedinët-e Khalq (MEK) ngrenë pikëpyetje serioze mbi atë se çfarë lloj sistemi politik do të sillte ajo në pushtet.
MEK-u, shtylla kryesore e NCRI-së, ka një histori të gjatë dhune politike dhe është cilësuar për dekada si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, status nga i cili u hoq më vonë për arsye kryesisht politike. Pavarësisht kësaj, mënyra e funksionimit të kësaj organizate vazhdon të shihet si thellësisht problematike dhe larg standardeve demokratike që Rajavi pretendon se përfaqëson.
Shembulli më konkret gjendet në Shqipëri, në kampin e MEK-ut në Manëz të Durrësit. Ky kamp, i ndërtuar si një kompleks i mbyllur dhe i izoluar, funksionon jashtë çdo modeli të njohur të një organizate politike demokratike. Ish-anëtarë të MEK-ut kanë raportuar publikisht për një regjim të brendshëm të rreptë, kontroll të plotë mbi jetën personale, ndalim të kontakteve me familjarët, mungesë të lirisë së mendimit dhe një strukturë hierarkike që i ngjan më shumë një sekti sesa një lëvizjeje politike moderne.
Përveç këtyre shqetësimeve, autoritetet dhe burime të ndryshme mediatike kanë raportuar se nga territori i kampit të Manëzës janë kryer edhe veprime të dyshuara të sulmeve kibernetike dhe operacioneve të luftës informative, të lidhura me interesat e MEK-ut dhe agjendën e tij kundër regjimit iranian. Këto aktivitete kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë kibernetike dhe për përdorimin e territorit shqiptar si bazë për operacione jo vetëm politike, por edhe teknologjike dhe propagandistike me përmasa ndërkombëtare.
Fakti që një organizatë që aspiron të marrë pushtetin në Iran operon në këtë mënyrë jashtë vendit, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe me struktura të mbyllura, vë në dyshim pretendimin se ajo mund të ndërtojë një sistem pluralist dhe demokratik në një vend me mbi 80 milionë banorë dhe me një shoqëri jashtëzakonisht komplekse si Irani.
Ndryshimi i regjimit në Iranit të lodhur nga represioni, varfëria dhe mungesa e lirive themelore. Por zëvendësimi i një regjimi autoritar teokratik me një strukturë tjetër të centralizuar, ideologjike dhe të kontrolluar fort rrezikon ta fusë vendin në një cikël të ri destabilizimi, konflikti të brendshëm dhe dhune politike.
Përvoja e Manzes shërben si një paralajmërim konkret: modeli i qeverisjes që Maryam Rajavi dhe MEK-u aplikojnë sot në mikrokozmos nuk ofron garanci se nesër, në një Iran pas Khameneit, do të respektoheshin liritë individuale, opozita politike dhe mendimi ndryshe. Demokracia nuk ndërtohet me kampe të mbyllura, disiplinë absolute dhe struktura që nuk tolerojnë asnjë formë kundërshtimi të brendshëm.
Në këtë kontekst, mbështetja ndërkombëtare për NCRI-në dhe Rajavin kërkon një rishikim serioz, bazuar jo vetëm në retorikën politike, por edhe në praktikat reale të pushtetit që kjo lëvizje ushtron sot./gazetaimpakt
















