Masa sigurie në Londër për protestat pas marrëveshjes për Gazën

Policia britanike ka vendosur masa sigurie për të shmangur përplasjet mes protestuesve pro-palestinezë dhe kundërprotestuesve në Londër, një ditë pasi hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Sot, pritet që qindra mijëra protestues pro-palestinezë të mblidhen në qendër të Londrës për një marshim dhe tubim, ndërkohë që dhjetëra mijëra palestinezë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Gaza pas tërheqjes së forcave izraelite.

“Në të njëjtën kohë, grupi ‘Stop The Hate’ (‘Stop Urrejtjes’) ka organizuar një kundërprotestë në kryqëzimin midis Aldwych dhe Strand”, njoftoi policia.

“Scotland Yard” tha se ka vendosur kushte të posaçme sipas Ligjit për Rendin Publik për të  parandaluar “ndërprerje serioze” gjatë ptrotestave. Këto kushte përcaktojnë zonat e lejueshme për grumbullim dhe rutinën e marshimit për të dyja grupet.

Policia Metropolitane përmendi edhe propozimet e reja të qeverisë britanike për t’u dhënë forcave të rendit më shumë fuqi për të kufizuar protestat e përsëritura, por theksoi se “aktualisht ligji mbetet i pandryshuar”.

Masat e reja vijnë pas demonstratave të shpeshta pro-palestineze, përfshirë atë të fundjavës së kaluar në Londër, ku rreth 500 persona u arrestuan, shumica nën dyshimin se mbështesnin organizatën e nxjerrë jashtë ligjit, “Palestine Action”./ATA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Na ndiq