Masakra në Greqi me 6 të vrarë, reagon ambasadorja shqiptare në Athinë

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka reaguar pas masakrës së  ndodhur në shteti fqinj, ku 6 persona u gjetën të vrarë me armë zjarri në një makinë.

E pyetur nëse viktimat janë shqiptarë, siç shkruajnë mediat greke, Hajdaraga u shpreh se ende nuk kanë një informacion të saktë nga policia për identitetin e të vrarëve.

“Akoma nuk kemi informacion të saktë nga policia, dimë që janë shtetas të huaj. Nuk është bërë ende identifikimi, është në proces zbardhja e ngjarjes”, u përgjigj ambasadorja.

Gjashtë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e sotme në zonën e Artemis në Athinë.
Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne