Presidenti turk dhe kryeministri armen diskutojnë në telefon marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, në një bisedë telefonike kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se në bisedën telefonike dy liderët theksuan se ata do të vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Gjithashtu gjatë bisedës të dy liderët theksuan se arritja e paqes dhe stabiliteti të qëndrueshëm në rajon do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e të gjitha vendeve të rajonit, si dhe deklaruan se do të vazhdojnë përpjekjet diplomatike për këtë qëllim”, thuhet në njoftim./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne