Masat për protestën, gazetarët pajisen me maska kundragaz

Marrë shkas nga protesta e 16 shkurtit, ku qytetarët por edhe gazetarë që raportonin zhvillimet nga terreni, u gjetën në befasi nga gazi lotsjellës i përdorur nga punonjës të gardës, në prostën e sotme të gjithë duket se kanë marrë masat. Para nisjes së manifestimit, shumë prej tyre kanë publikuar foto ku tregojnë se këtë herë janë pajisur me maska kundërgaz.

Në një raportim për News24, gazetari Erjon Skëndaj tregoi edhe maskat e marra nga gazetarët e terrenit për të përballuar në cdo rast gazin lotsjellës i cili mund të përdoret sërish në rast të dhunës në protestë.

Kujtojmë se në protestën e 16 shkurtit të shumtë ishin qytetarët të cilët u ndjenë keq nga përdorimi i gazit lotsjellës në protestën para kryeministrisë. Shumë prej tyre, morën ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne