‘Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?’, Tritan Shehu denoncon ‘sondazhin’ e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me një pyetësor të publikuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri, i cili u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit që të deklarojnë pjesëmarrjen gjinore në Kuvend.Provokacion’ i Zyrës së OSBE ndaj Kuvendit, a heqje vëmendje për deformimet e demokracisë?!

Në këto momente kaq errëta për demokracinë shqiptare e parlamentarizmin. Kur lideri i opozitës është izoluar politikisht, deputetë burgosen për denoncime, ish presidentë rrëmbehen me dhunë, parlamenti shkatërrohet… OSBE organizon një seminar për “përbërjen gjinore” të Kuvendit! Dhe shpërndan një pyetësor për deputet, të cilëve u kërkohet të përcaktojnë “seksin” e tyre, përmes tre varianteve: 1-Mashkull, 2-Femër, 3-Të tjera Së pari nuk më duket momenti i përshtatshëm për të tilla pyetësore e seminare, kur OSBE duhet të kishte në qendër të saj zhvillimet e Kuvendit tonë.

Por përtej kësaj, e gjej provokatore e ndesh me ligjet vendosjen e tre “opsioneve” për të përcaktuar seksin deputetet. Në fakt e gjej edhe qesharake e fyese këtë pjesë, që bëri që unë të refuzoj të ç’fletoj më tej e pra të përgjigjem”, shkruan ai.
Shehu shkruan se në ligjet e vendit njihen vetëm 2 gjini mashkull dhe femër.

“Pikërisht për këtë dëshiroj të pyes autorët e atij pyetësori e seminari: Çfarë kuptojnë ata me opsionin “të tjera” për seksin e deputetëve?! Shqipëria me ligjet e saj, traditën e saj njeh zyrtarisht dy opsione seksuale: Mashkull e femër. Shqipëria me Kodin e Familjes njeh vetëm Familjen nga një burrë, një grua e me shpresë fëmijët, biologjikë apo adoptivë ata. Shqipëria ka ligje shumë të qarta për adoptimin e fëmijëve në këtë frymë. Atëherë pse OSBE merr përsipër të përfshihet në të tilla lojëra?! Kur duhej të denonconte shkeljet madhore të demokracisë e parlamentarzmit këtu”, shkruan Shehu./shqiptarja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress