“Tre ish-muxhahedinë mbahen peng në Kampin e Karrecit”, Shoqata Asila letër Ministrit Taulant Balla: Liroi menjëherë, janë anëtarët tanë

Shoqata “Asila” kërkon lirimin e menjëhershëm të tre anëtarëve të saj, të cilët mbahen nën vëzhgim nga organet ligjzbatuese shqiptare në qendrën për të huajt në Karrec.

Përmes një letre, shoqata Asila i kërkon Ministrit të Brendshëm Taulant Balla të firmosë në mënyrë të menjëhershme për lirimin e 3 ish-muxhahedinëve që u arratisë nga Kampi i MEK në  Manzë të Durrësit për të shpëtuar nga torturat dhe ndalimet e drejtuesve të kultit Rajavi.

Në letrën e siguruar nga Gazeta impakt dhe që mban firmën e kryetarit të Shoqatës Dashamir Mersuli kërkohet lirimi i 3 anëtarë që mbahen në qendër prej datës 8 shtator.

Ndërkohë, sekretari i Shoqatës Gjergji Thanasi e cilëson izolimin e tyre si pengmarrje ndërsa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të rishohë pozicionin e muxhahedinëve dhe MEK në Shqipëri.

Statusi i Plotë i Gjergji Thanasi

Te dashur miq Shoqata Asila e perfaqesuar nga kryetari i saj z. Mersuli i kerkon ne menyre zyrtare ministrit te brendshem Taulant Balla, qe te liroje sa me pare anetaret e shoqates, qe mbahen si pengje ne Kampin e mbyllur te Karrecit.

Normalisht pas nderhyrjes policore ne Kampin Ashraf 3 (iranianet ne Manez), nuk ka ke ngelur asnje shqiptar pa kuptuar se armiq te Shqiperise, te shqiptareve dhe te sundimit te ligjit ne Shqiperi, nuk jane Shoqata Asila dhe anetaret e saj, por eshte Kulti Rajavi i vendosur ne Manez!!!!

Zoti minister liroji tre pengjet, qe mbahen ne Karrec.

Zoti minister shqiptaret dhe iranianet Kane armiq te perbashket ish terroristet e Kultit Rajavi!!!!

Zoti minister ju lutem firmos lirimin e iranianeve te mbajtur peng ne Karrec!!!!/GazetaImpakt/ 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne