Rexhep ELEZAJ
Siç e dimë të gjithë, vendi ynë e humbi së koti gati një vit kalendarik për shkak të interesave meskine të një individi të papërgjegjshëm politik, për shkakun e vetëm se ky individ-politikan i njohur me vetitë e tij si kapricioz, kryeneç, karrierist, i vetë-dashuruar në karizmin e tij megalomane, autokrat, majtist i thekur, manipulues dhe shkelës i Kushtetutës, etj., ky me asnjë çmim dhe asnjë kusht pasi që dështoi ta bën Kuvendin nuk pranoi të largohet nga posti i pushtetarit autokrat, siç e tha Gjykata speciale, se nuk mund të mbash dy poste, atë të deputetit dhe të ekzekutivit, madje me çmimin e zhbërjes së shtetit të Kosovës, duke e përjetuar largimin nga karrika e pushtetarit, si një vdekje dhe tragjedi për së gjalli.
Se, çdo veprim që e bënte ishte një skenar i hartuar deri në detaje, këtë e tregon vetë kronologjia e sjelljeve, veprimeve dhe deklaratave publike, për gati 9 muaj, duke filluar nga loja perfide me Kuvendin, me mos-ndërrimin e kandidates për 54 herë rresht, pastaj manipulimi me nenet e Kushtetutës rreth votimit të fshehtë ose të hapur, pastaj kandidimi i një minoritari për kryetar Kuvendi si tallje me shtetin dhe opozitën, votimi i dy nënkryetarëve minoritarë ndaras, duke i shkelë normat dhe praktikat kushtetuese-juridike, pastaj rrena se i kemi numrat për qeveri, gjë që dy herë radhas u dëshmua se ishte një gënjeshtër e madhe dhe pjesë përbërëse e skenarit për zhagitjen sa më gjatë të mos formimit të Kuvendit dhe qeverisë.
Pra, të gjitha këto marifetlliçe me shtetin kishin një qëllim të vetëm dhe ogurzi; de-funksionalizimin dhe marrjen peng të institucioneve të shtetit të Republikës së Kosovës, gjegjësisht dobësimin e pavarësisë së saj, duke ia ngarkuar mbi shpinë etiketën shtetit, se ja, shqiptarët nuk dinë dhe nuk munden me ndërtuar dhe as me mbajt shtet pa një tutor, dmth. pa Serbinë..!?
Sepse, marrja peng e shtetit për 9 muaj nga një qeveri me kompetenca antikushtetuese, pa Kuvend, pa ministri efektive, me njerëz të paaftë dhe shkelës të aktvendimit të Gjykatës speciale, edhe deputet, edhe ministra në detyrë, loja me KQZ-në për ta goditur LS mu në kohën e zgjedhjeve, duke shkaktuar reagim të ashpër tek ambasadorët e vendeve të QUINT-it. ku, si pasojë e këtij veprimi anti-shtet do e nxitë ndërprerjen e dialogut strategjik nga ana e SHBA-ve me Kosovën, izolimi ndërkombëtar i Kosovës në arenën ndërkombëtare, etj etj., që pa dyshim e gjithë kjo situatë e “status-quos” do e bën të pamundur zhvillimin normal të shtetit në planin ekonomik, politik, diplomatik dhe tregtar me botën e jashtme.
Mbase, kulmi dhe pafytyrësia më a madhe e kësaj peng-marrjeje të shtetit, ishte fushata e paskrupullt dhe linçuese ndaj opozitës shqiptare si dhe propaganda i ndyrë ndaj saj, me qëllim për të krijuar në opinion atmosferën për patriot-tradhtar, se gjithë ata të cilët nuk janë me babën, janë tradhtarë, dhe se tri partitë tjera shqiptare, PDK, LDK, AAK, janë pro-serbe dhe armiq kundër shtetit të Kosovës..!?
Prandaj, të shkuarit në zgjedhje me këtë paradigmë komuniste-staliniste, se kush nuk është me VV-jen, është tradhtarë, pa asnjë dyshim, është agjitatura, propaganda dhe lufta hibride më e rrezikshme që i është amputuar ndonjëherë popullit shqiptar në Kosovë pas çlirimit./fb


















