Mbi 3,000 trupa të reja Amerikane i drejtohen Afganistanit – Pentagoni

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis konfirmoi se mbi 3.000 trupa të reja amerikane do të nisen për në Afganistan si pjesë e strategjisë së re të Presidentit Donald Trump për të fituar luftën që është zvarritur për gati 16 vjet.

“Është pikërisht diku mbi 3,000 dhe sinqerisht që deri tani akoma nuk kam nënshkruar urdhrat e fundit, ndërsa shohim këta elementë të vegjel, të vecante që po nisen”, u tha Mattis gazetarëve ditën e hënë pasdite.

Më herët gjatë ditës, senatori David Perdue (R-Gjeorgji) iu referua numrit “3,500 trupave të tjerë” në një artikull të botuar nga Defense One.

“Për një kohë të gjatë, strategjia e Amerikës në Afganistan u drejtua nga politika, gjë e cila çoi në vendime arbitrare të trupave dhe në kohëra të paarsyeshme për tërheqjen e tyre,” shkroi Perdue, duke cituar se armiqtë e interpretuan këtë si një mungesë vendosmerie. “më ne fund, dorashkat u hoqen.”

Perdue, i cili vizitoi Afganistanin në korrik, e vlerësoi Trumpin si një “komandant i vecantë që i dëgjon drejtuesit e tij ushtarakë dhe e kupton se na duhet një qasje më e mirë dhe më e mençur në Afganistan”.

Trump njoftoi strategjinë e tij të re në fund të gushtit, duke premtuar “ndëshkim të shpejtë dhe të forte” kundër organizatave terroriste që kërkonin një strehë të sigurt në Afganistan. Në vend të njoftonte kohën se kur do mbaronte lufta, ai tha se fitorja do të bazohej nga “kushtet në terren”.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e përshkroi strategjinë e re si një “fund pa krye”, ndërsa Pakistani dhe Kina kritikuan qasjen e Uashingtonit, duke vënë në dukje se situata në Afganistan nuk kishte “zgjidhje ushtarake”./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne