Pssst, Pëshpëriti, Edhe Armiqtë e Iranit nuk duan ndryshimin e regjimit

nga Anne Khodabandeh dhe Massoud Khodabandeh.

Pas rizgjedhjes së Presidentit Rouhani në Maj 2017, shumë analistë të Lindjes së Mesme arritën në përfundimin se pjesëmarrja prej 78% dhe shumica e qartë ishte një tregues i pastër se ndërsa populli i Iranit dëshiron më shumë liri politike dhe shoqërore, ata janë të përgatitur ta kërkojnë këtë në mënyrë graduale përmes presionit qytetar, jo përmes ndryshimit të dhunshëm të regjimit.

Arsyetimi i ekspertëve, megjithatë, nuk ka ndalur armiqtë e Iranit që të kërkojnë agresivisht ndryshimin e regjimit me synim parandalimin e rritjes së ndikimit iranian në rajon. Qasja konfrontuese dhe e rrezikshme e Donald Trump ndaj Iranit, duke përdorur JCPOA-në (Plani i Përbashkët gjithëpërfshirës për Veprim) si një instrument per konfliktin vetëm se e ushqen këtë axhendë.

Problemi është se ndërsa antagonizmi anti-Iranian ka rrënjë të thella në psikologjinë amerikane, realiteti i zymtë është se ndryshimi i regjimit do të imponohet domosdoshmërisht nga Amerika nëpërmjet dhunës, qoftë lufte apo terrorizmi ose që të dyja.
Ndërsa ndryshimi i regjimit bën një zhurmë të vogel, ngjarjet e kohëve të fundit në Egjipt, Libi, Irak, Siri dhe Jemen, duken të tingëllojnë si një paralajmërim me megafon. Irani ka zhvilluar një kapacitet të madh ushtarak dhe detar gjatë viteve të fundit. Programi i tij raketor paraqet një kërcënim real për interesat amerikane në rajon – dhe jo më pak per shtetin Izraelit.

Përballja me Iranin do të ishte katastrofike jo vetëm për gjithë rajonin, por për vetë protagonistët. A do të pranonin me të vërtetë taksapaguesit amerikanë një tjetër luftë të shtrenjtë dhe të pafundme? Nëse Iraku dhe Siria kanë pjellë kaosin, shkatërrimin dhe djegjet, pasojat e një sulmi ushtarak që përfshin Iranin do të ishin shumë më keq. Arsye të mirë nuk ka edhe pse Arabia Saudite ka mbajtur një qëndrim verbalisht armiqësor ndaj Iranit për dy vjet rresht, asgjë nuk ka ndodhur.

Cfarëdo sistemi apo qeverie qa sjellin propozuesit e ndryshimit të regjimit për të zëvendësuar sundimtarët aktualë të Iranit, vetë vendi paraqet një nivel të lakmueshëm të stabilitetit qytetar në rajon. Sa më shumë që ata mundohen të dëshirojnë atë, nuk gjen dëshmi të një lëvizje mbarëkombëtare protestuese indigjene me vullnet apo aftësi për të hyrë në kësilloj shkeljesh.

Kur Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, Reza Pahlavi, djali i Shahut të Iranit në mërgim, shkroi një letër prezantuese. Monarkistët, sugjeroi ai, janë aleatë të natyrshëm të Shteteve të Bashkuara dhe do të ishin të lumtur të punonin drejt ndryshimit të regjimit me administratën e re. Ky propozim u hodh poshtë. Fakti është se kur Reza Pahlavi ofron shërbimet e tij, ka një gjallëri të mundëshme që lëvizja e tij monarkiste do të mund të mbledhë të paktën një mbështetje të popullarizuar të qytetarëve iranianë kundër krerëve fetarë shtypes. Në vend të kësaj, për ironi, ndryshimi më i dukshëm i regjimit mund të mbështetet tek Mojahedin Khalq. Megjithëse kjo duket problem i vështirë (MEK-u është aq thellësisht jopopullor brenda Iranit se do të ishte marrëzi të besoje se grupi mund të merrte pushtetin edhe me mbështetjen amerikane), arsyeja është e thjeshtë. Edhe armiqtë e Iranit nuk duan ndryshimin e regjimit.

Çdo vit, kur e vetëquajtura “Rezistenca iraniane”, e njohur si Mojahedin Khalq, mban tubimin e saj vjetor në Villepinte pranë kryeqytetit francez, ka një ndjesi të rëndë déjà vu. Gjithmonë të njëjtët folës të paguar – John Bolton, Rudi Giuliani, Princi Turki i Arabisë Saudite dhe personalitete të tjera më të vegjël të politikës shfaqen në platformën me një rregullsi dukshme disi të trishtuar. Megjithese njerzit prezentë nuk janë të gjithë publik i tyre ose pasues fanatik të MEK-ut, por ai përbëhet edhe nga një turmë e marrë me qira, të cilës i është përfshirë një udhëtim i lirë fundjave. Madje nuk e dallon lehte as atë mburrje të dukshme me shpenzimet pa fund për të mbajtur eventimentin.
Déjà vu rrjedh nga elefanti në sallë që viziton çdo eventiment. Prapa shkelqimit dhe magjepsjes – dhe askush nuk e do magjepsjen më shumë se Maryam Rajavi -rri në përgjim të realitetit se ndryshimi i regjimit në Iran nuk po ndodh shpejt në asnjë moment dhe askush në atë sallë as që e beson se do ndodhë. Dhe sigurisht, askush nuk është nën ndonjë iluzion se MEK mund ta bëjë atë të ndodhë.

Është e lehtë të dallosh shenjat që MEK nuk po punon më drejt ndryshimit të regjimit. Propaganda e shtrenjtë e MEK-ut ka për qëllim vetëm promovimin e markës MEK. Grupi, nën udhëheqjen de facto, të Maryam Rajavi, aktualisht reklamon zgjedhjen e sekretares të përgjithshme femër, Zahra Merrikhi Ahangar Kala’i. (Është e vështirë të mbash një fytyrë të drejtë kur kultura totalitare e MEK pretendon të mbajë zgjedhje.)

Nuk është e angazhuar në ndonjë aktivitet tjetër që synon destabilizimin ose rrezikimin e Iranit. Edhe përfshirja e supozuar e MEK në sulmet e Daesh në Teheran është më shumë për tërheqjen e parave sponsorizuese sesa për të precipituar rënien e qeverisë së Iranit.

Ndërsa Perëndimi është mjaft i vetëdijshëm, një grup aktiv terrorist rekruton në mënyrë agresive për të mbushur rradhët e saj. MEK nuk ka kryer rekrutime për dy dekada. Mosha mesatare e anëtarëve të saj është mbi 60 vjet, shumë prej tyre janë të dobët dhe të sëmurë. Në të vërtetë, mbi një mijë anëtarë kanë braktisur organizatën që nga viti 2003 kur grupi humbi dashamiresin e vet Saddam Husseinin. Trendi është rritur që kur grupi u transferua me forcë nga Iraku për në Shqipëri. Grupi po shpërbëhet në gjithshka, pervec emrit. Kjo nuk është një forcë për ndryshimin e regjimit.

Por pikërisht për këtë arsye politikanët, zyrtarët në pension dhe të tjerë po rreshtohen për të promovuar grupin. Përkrahja e MEK-ut u lejon atyre që të sigurtë të shajnë, të kërcënojnë dhe të provokojnë zemërim midis udhëheqësve të Iranit dhe urrejtjes midis qytetarëve.

Ndërsa nuk është aspak e qartë se pse Donald Trump në të vërtetë dëshiron luftë me Iranin – duke pasur parasysh rreziqet e mëdha të përfshira për të gjithë rajonin – strategjia e tij për të nxitur kërcënim për të shkatërruar, JCPOA (Plani i Përbashkët gjithëpërfshirës për Veprim) është padyshim një taktikë negociuese për tërheqjen e vëmendjes. Po ashtu po e nxit MEK-un si një kërcënim terrorist kundër Iranit. Kjo është një nga kartat që ekspertët anti-Iran mendojnë se mund të sjellin në tavolinë. Promovimi i MEK-ut ka të bëjë me shkrirjen dhe rregullimin e kartave negociuese sepse askush, as armiqtë e Iranit nuk duan të paguajnë çmimin e ndryshimit aktual të regjimit./ Gazeta Impakt

burimi:huffingtonpost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne