Mario Përlleshaj autori i dyshuar për i vrasjes së Martin Canit ka mohuar të ketë pasur thikë me vete gjatë ditës së sherrit pranë shkollës “Fan Noli”.
Burime për gazetarin e “Ora News”, Edison Vatnikaj, bëjnë më dijë se në dëshminë 8-orëshe të dhënë në Prokurorinë e Tiranës ka deklaruar se thikën iu ka marrë palës tjetër që ishin në konflikt.
Këtë dëshmi e ka dhënë para oficerëve dhe psikologut me datën 30 Nëntor. Sipas të dhënave, Mario Përlleshaj është ballafaquar dhe me disa shokë të tij që ishin të përfshirë në konflikt.
Dëshmia e tij po analizohet edhe me dëshmi të marra nga të miturit e tjerë të përfshirë në sherr, e po ashtu edhe me prova materiale të gjetura në vendin e ngjarjes.
Kjo dëshmi e tij nga ana e hetuesve po merret me rezerva pasi dhe gjatë këqyrjes në çantën e autorit është gjetur një thikë./TPZ