Mbi 90% e zezakëve amerikanë të pakënaqur nga puna e Donald Trump

Rezultatet e një sondazhi të Universitetit “Quinnypiac” tregojnë se mbi 90% e zezakëve amerikanë janë të pakënaqur me punën e Donald Trump, presidentit të Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se rezultatet e këtij sondazhi që janë publikuar të mërkurën, tregojnë se 94% e zezakëve pjesëmarrës në këtë sondazh, kanë thënë se Donald Trump, presidenti i Amerikës, nuk është person i përshtatshëm për president të këtij vendi. Ndërkohë që 95% e të anketuarve në këtë sondazh gjithashtu janë shprehur se mënyra e trajtimit të çështjeve përkatëse me diskriminimin racor nga ana e qeverisë së Amerikës, nuk është e përshtatshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne