Mbi Ahmetajn rëndojnë 4 akuza, ja sa vite burg rrezikon ish-zv.kryeministri

Që të ekzekutohet kërkesa e SPAK do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mandatet, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financav, Arben Ahmetaj.

Në Kuvend kanë mbërritur dy kërkesa, një për vendosjen e masën së sigurisë dhe një për të ushtruar kontroll në shtëpinë deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mandatet, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare.

Por, sa vite burg rrezikon ish-ministri?

Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg.

Akuza e korrupsionit te zyrtarët e lartë është plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata.

Ahmetaj akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg.

Akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg./Dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne