Qendra Palestineze për Mbrojtjen e të Burgosurve:
Gazetari Muhamed Arab u arrestua në kompleksin spitalor “Al-Shifa”, teksa po kryente detyrën e tij. Prej më shumë se dy vjetësh, ai ndodhet pas hekurave, larg familjes, kamerës dhe jetës së tij normale.
Për më shumë se dy vjet, ai nuk e ka parë fytyrën e vet në pasqyrë. Kjo dëshmon për përmasat e privimit dhe shtypjes që përjetojnë të burgosurit nga Gaza brenda burgjeve izraelite.
Gazetari i burgosur Muhamed Arab u detyrua t’i drejtohej gjykatës për të siguruar rroba verore dhe të brendshme, pasi për periudha të gjata ishte privuar edhe nga nevojat më elementare njerëzore.
Gazetari Muhamed Arab po përjeton një burgim të rëndë, që filloi me zhdukjen e detyruar dhe mbajtjen e tij të izoluar nga bota, për të vazhduar më pas me keqtrajtime dhe privime.
Arrestimi i gazetarëve palestinezë përbën një goditje ndaj lirisë së përcjelljes së së vërtetës dhe një përpjekje për të penguar dokumentimin e asaj që po i bëhet popullit palestinez.
Të burgosurit nga Rripi i Gazës përballen me kushte të rënda: izolim, mungesë komunikimi dhe privim nga të drejtat themelore, ndërkohë që shtohen thirrjet për zbardhjen e fatit të tyre dhe përmirësimin e kushteve të paraburgimit.
Qendra Palestineze për Mbrojtjen e të Burgosurve u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare mediatike dhe të të drejtave të njeriut që të ndërhyjnë për lirimin e gazetarit Muhamed Arab dhe të të gjithë gazetarëve të burgosur./kohaislame

















