Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të hequr dorë nga rekursi ndaj vendimit të dhënë më herët ndaj tij. Me këtë vendim, çështja ndaj Llallës mbyllet përfundimisht, duke lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg dhe 5 vite ndalim për të ushtruar funksione publike.
Llalla u shpall fajtor për fshehje pasurie, në një proces penal që shënoi një nga rastet e para ku një ish-zyrtar i lartë i drejtësisë u dënua nga drejtësia e re. Me tërheqjen nga rekursi, vendimi merr formë të prerë dhe ekzekutimi i tij vazhdon sipas ligjit./gazetaimpakt

















